LAJMI I FUNDIT:

Spiropali fton opozitën: Ta votojmë Ligjin për amnistinë, pastaj “të vazhdojë lufta”

Spiropali fton opozitën: Ta votojmë Ligjin për amnistinë, pastaj “të vazhdojë lufta”

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka bërë thirrje me anë të një postimi në Facebook që opozitë të votojë lidhur me ligjin e amnistisë penale.

Ajo shkruan se prej dy muajsh është miratuar nga qeveria projektligji për amnistinë penale, por qindra qytetarë që mund të fitonin lirinë para kohe ende nuk e kanë pasur këtë mundësi pasi do duhej që 84 deputetë të votonin, por asnjë nga opozita nuk e ka bërë.


“Rehabilitimi dhe jo harresa, është synim i një shoqërie moderne për individin që ka gabuar”,-shkruan Spiropali duke ftuar opozitarët që  të votojnë, e më pas le të “rifillojnë luftën”.

Statusi i plotë i Elisa Spiropalit:

Për qengjat e opozitës që vlejnë më shumë se luanët e saj.

Nënë Tereza, shqiptarja e madhe ka një thënie lapidare, e cila në këtë kohë të trazuar është edhe më domethënëse.

Nënë Tereza lutet për të bërë punë të vogla, por me dashuri të madhe. Thelbi i kësaj filozofie të përmbledhur në një aksiomë të vetme, duhet të shërbente si udhërrëfyes për përditshmërinë e një individi, një shoqërie, apo edhe të asaj që quhet politikë e madhe në rutinën e saj.

Ka më shumë se një muaj që qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin për aministinë penale. Bëhet fjalë për disa qindra qytetarë shqiptarë dhe më tej akoma, për disa mijëra familje që jetojnë jashtë me dramën e atyre brenda, të cilët do të fitonin para kohe lirinë.

Çfarë ka ndodhur? Projektligji ende nuk është votuar. Ka pasur disa seanca të “flakta” parlamentare, ku në secilën prej tyre, të paktën 84 deputetë do të duhej të ngrinin kartonin dhe të votonin pro. Burra që iu kanë mbetur edhe tre vjet heqje lirie e shumë gra me katër vite dënim ende të pashlyer, do të festonin në familjet e tyre Vitin e Ri.

Por, ndërsa politika ngrinte gotat për urim dhe dërgonte përshëndetje të llojit “sent to all”, ndërsa salla e Kuvendit mbante ende erën e tymit të flakadanëve të kotësisë, ndërsa karriget përdoreshin si barrikada për të ndarë “ne me ata”, ndërsa shpenzoheshin qindra orë televizive për fatin juridik të Sali Berishës, ndërsa një grup mbështetësish të tij qëndronin tek “rrugica e Salës” për të protestuar kundër regjimit imagjinar, ndërsa ata që i kanë parë hajrin sherrit në tre dekada ngrysnin natën për t’u gdhirë me sherrin e radhës të mëngjesit pasardhës, pra, ndërsa ndodhnin të gjitha këto, projektligji dënohej me harresë! Për hir të urrejtjes ndaj qeverisë, Edi Ramës dhe fobisë së tradhëtisë, askush nga opozita nuk pati kurajon deri më tani të bëjë një hap të vetëm të vogël, për të bërë një punë të madhe.

Izolimi dhe ndëshkimi nuk është qëllim në vetvete i politikës penale. Hedhja e çelësave në det për një kategori qytetarësh që në një moment të caktuar kanë pasur problem me ligjin nuk është çelësi që e bën shoqërinë më të sigurt, më të shëndetshme, më të drejtë.

Rehabilitimi dhe jo harresa, është synim i një shoqërie moderne për individin që ka gabuar.

Që nuk flak, por riafron.

Që nuk vret, por shëron.

Që nuk ngre mure, por rihap dyer mundësish.

Unë nuk di nëse do të jetë Gazi apo Luli, Albana apo Enkelejdi, Dashi apo “qengja e luanë” të tjerë nga opozita që do të guxojnë të hedhin votën e parë. Të gjithë janë të mirëpritur.

Të gjithë janë të ftuar të bëjnë një akt politik e njerëzor, një akt emancipimi, që nuk shkon thjesht në mjekimin e një plage, por në kurimin e kësaj egërsie që po i ha shpirtin gjthë shoqërisë. Dhe që ndryshe nga sa mendojnë naivët, e bën atë më të mençur.

Të votojmë dhe pastaj le të rithemi: le të vazhdojë lufta!

Në prag të fillimit të sesionit të ri parlamentar, le ta thonë edhe të gjithë ata që mendojnë se muskujt dhe jo mendja, vetëpërmjajtja dhe jo nguti, janë mjete politike.

Janë ecje e ngadaltë, por e sigurt përpara. Janë hapi i duhur për të bërë punë të vogla, që kanë nevojë për dashuri të madhe, mendje të kthjellët dhe frymë politike.

E mbasi të afrojnë konsensus për këtë akt, çdo luan politike në këtë skaj Ballkani, le të kujtojë dramën e atij ushtarit anonim japonez në një ishull të Paqësorit. Atij ushtarit dramatik që rrinte ende në llogore lufte sepse nuk besonte dot se paqja kishte ardhur!

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori