Në muajin qershor 2023, do të fillojë kursi për rrobaqepësi në Tetovë, i cili do të organizohet nga "Spens shkolla".

Ky kurs do të jetë vetëm për gjininë femërore, ndërsa do të zgjatë tre muaj.


Ligjëratat do të mbahen nga instruktore profesionale nga Shkupi.

349467929 932486911136277 4588637464266889656 n

Pas përfundimit të kursit pjesëmarrëset do të marrin diploma të licencuara nga "Spens shkolla", e cila mund t'iu ndihmojë për punësim në të ardhmen.

"Plani jonë është që sa më shumë të zgjerohet ky veprim, ku nga ky kurs të dalin dizajnere dhe rrobaqepëse të suksesshme", thonë nga "Spens shkolla".

Për më shumë informacione telefononi në: 079/286-075.

349321563 945287440135991 6852957978300169698 n