Spektaklin mes legjendave të Barcelonës dhe Real Madridit e fitojnë katalunasit, e gjithë ndeshja shkoi nën magjinë e Ronaldinhos (Video)

Barcelona me një ekip më të fortë me lojtarë që së fundmi janë pensionuar e ka mposhtur Real Madridin në rezultat 3-2.
Nuk është fjalë për El Clasicon e fundit, por për ndeshjen mes legjendave të Barcelonës dhe Real Madridit.
Ndeshja u zhvillua në Bejrut të Libisë në një stadium të mbushur plotë.
Për Barcelonën luanin lojtarë si Ronaldinho, Edgar Davids, Gaizka Mendieta, Sabrosa Simao, Ludovic Giuly e Eric Abidal.
Për Real Madridin mungonin emrat e mëdhenj, por që nuk munguan Nicolas Anelka e Fernando Morientes, transmeton Telegrafi.
Ajo që ngriti në këmbë të gjithë ishte paraqitja fantastike e Ronaldinhos që dha tri asistime.
Golat i shënuan Giuly dy herë dhe Simao një herë për Barcelonën. /Telegrafi/
https://twitter.com/BrazilStat/status/858054755750424581



































