LAJMI I FUNDIT:

Spektakli medial i EULEX-it

Pas triumfit të betejës në Hagë, ku u la i vetëm dhe nuk u përkrah nga Institucionet e atëhershme të Kosovës, por kishte përkrahjen e gjithë popullit të Kosovës, tani i duhet që të përballet edhe me një betejë e cila ka për qellim stigmatizimin e figurës dhe personalitetit të tij. Dhe këtë etiketim është duke e munduar ta bëjë kush tjetër pos Misioni i EULEX-it!

Rasti i cili ndodhi dje ishte një shoë meidal i EULEX-it dhe ky mision nuk është i interesuar për sundimin e së drejtës në vendin tonë, por për etiketimin e figurave të cilat kanë kontribuar në kohën e luftës, por edhe të paqes.


Nuk jam avokat i askujt dhe nuk jam duke mbrojtur askënd sepse nëse janë pushtetarët të implikuar në korrupsion duhet të japin përgjegjësi dhe duhet të këtë drejtësi. Por po të ishte vërtet EULEX-i interesuar për zbatimin e së drejtës në Kosovë nuk do të bënte spektakle mediale, por do të kryente punën e tij pa bërë zhurmë.

Dhe përderisa nuk dëshmohet se Z.Limaj ka qenë i implikuar në gjëra që tentohen t’i mvishen, normalisht që është i pafajshëm dhe qëllimi është që këtë figurë publike ta etiketojnë ashtu siç u munduan ta etiketojnë edhe me Hagën, por nuk ja arritën qëllimin.

Z.Limaj është personi i cili jo vetëm që dha kontribut të çmueshëm në kohën e luftës, por edhe tani është duke punuar me së shumti në Qeverinë e Republikës së Kosovës, prandaj duan qe ta etiketojnë.

Nëse duhet që të dyshohen për afera korruptive në vendin tonë, atëherë duhet të jenë të gjithë Ministrat dhe Kryeministrat në të gjitha qeveritë e kaluara e jo vetëm këta që sot udhëheqin vendin.

Ministri Limaj në një konferencë për media deklaroj se janë bastisur zyrat e tij, mirëpo ai tha se nuk është në dijeni se çfarë ka kërkuar misioni EULEX. “Kam qenë i informuar se ka pasur një lloj kontrolli dhe është kontrolluar Ministria e Transportit dhe shtëpia ku banoj. Normalisht, organet e rendit, organet hetimore kanë kryer punën e tyre. Sigurisht, ata kanë kërkuar diçka që do t’iu ndihmojë në proceset e tyre që iu duhen dhe kanë bërë punën e tyre”, ka thënë Limaj.

Fatmir Limaj është ministri i cili nuk është ndalur së reshturi duke punuar për Kosovën, duke bërë projekte madhore për vendin, duke larguar balten nga rrugët e Kosovës, duke asfaltuar rrugët e çdo qyteti dhe fshati, duke e zhvilluar vendin.

Vetëm të kthehemi disa vite me parë dhe të shohim se si kanë qenë rrugët e Kosovës dhe si janë tani, se sa seriozisht ishte marrë ndërtimi i rrugës së kombit nga Qeveritë e kaluara dhe ku jemi tani!

Pak ditë me parë edhe u nisë autostrada e kombit e cila ishte ëndërr për çdo shqiptar dhe kjo ëndërr po bëhet realitet falë kryeministrit Thaçi dhe ministrit Limaj, pa këta të fundit as që do të ishte e mundur të fillonte ky projekt madhor.

Pra me këtë projekt përfitimet e Kosovës do të jenë të mëdha sepse së pari, vendi ynë do të del nga izolimi dhe së dyti, do të jemi një hapë drejtë bashkimit të kombit, prandaj të punojmë që autostradat e kombit t’i jetësojmë dhe aspiratën e popullit për bashkim kombëtar një ditë ta jetojmë.

Misioni i EULEX-it në mënyrë që të largojë vëmendjen nga pjesëtarët e saj të cilët u kapen ditë me parë duke bërë kontrabandë, duke shitur alkool dhe cigare e gjëra tjera të kontrabanduar, tani bënë spektakël medial kundër ministrit Limaj.

EULEX-i duhet që së pari, të merret me vetveten, së dyti t’i dënojë pjesëtarët e saj për kontrabandë, së treti të lufton korrupsionin dhe kontrabandën në veri të vendit.

Fatmir Limaj ishte dhe është njeri i ndryshimeve pozitive, prandaj nuk ka nevojë që të japë dorëheqje për teke apo trillime të dikujt.

(Autori është student i Fakultetit Juridik në studimet postdiplomike-Master, drejtimi civil si dhe absolvent në departamentin e shkencave politike dhe administratës publike të UP-së. Kontakti : kushtrimi86@hotmail.com)

Në trend

Më shumë
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Kalo në kategori