LAJMI I FUNDIT:

Spektakël me gjashtë gola në Anfield, Liverpooli ashtu siç pritej kalon në gjysmëfinale

Spektakël me gjashtë gola në Anfield, Liverpooli ashtu siç pritej kalon në gjysmëfinale

Ndeshja kthyese e çerekfinales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Benficas doli të jetë e bukur, pasi u shënuan gjashtë gola dhe përballja u mbyll baras 3-3.

Ndeshja nisi më qetë, me Benfican që kishin rast të mirë në minutën e 13-të me Everton, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Liverpooli në rastin e parë serioz mori epërsinë. Ishte Ibrahima Konate që gjeti golin pas asistimit të Konstantinos Tsimikas në minutën e 21-të për 1-0.


Por vetëm pas 11 minutash Benfica arriti të barazonte rezultatin me talentin Goncalo Ramos (1-1).

Pa u mbyllur pjesa e parë, Naby Keita ishte pa fat pasi që goditja e tij për pak shkoi jashtë.

Pjesa e dytë ishte spektakël sa i përket golave dhe raste.

Liverpooli arriti të kthejë epërsinë në minutën e 55-të, kur Firmino shënoi për 2-1 pas asistimit të Diogo Jotas.

https://twitter.com/LFC_LION/status/1514340278135570434

The Reds nuk u ndalën me kaq, pasi në minutën e 65-të shënoi edhe golin e tretë, me Tsimikas që asistoi te Firmino që gjeti golin e dytë personal (3-1).

Por Benfica nuk u dorëzua, pasi në minutën e 73-të shënuan golin e dytë, kur Serdar Gozubuyuk pasoi te Roman Yaremchuk që shënoi për 3-2.

Shifrat u barazuan në 3-3 në minutën e 82-të, kur sërish Gozubuyuk asistoi, kësaj radhe te Darwin Nunez që gjeti rrjeti.

Ndeshja u mbyll me rezultat të përgjithshëm 6-4, duke bërë që Liverpooli të shkonte në gjysmëfinale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori