LAJMI I FUNDIT:

Specifikat e modelit Nord 2T nga kompania OnePlus

Specifikat e modelit Nord 2T nga kompania OnePlus

OnePlus Nord 2T paraqitjen e parë e pati në muajin maj të këtij viti, lansimi i saj kishte qëllimin e zëvendësimit të Nord 2 në raftet e dyqaneve. Kjo është hera e parë që seria e Nord ka një model “T”, modele të rifreskuara që më parë ishin të rezervuara vetëm për seritë më të shitura të OnePlus.

Formula është ruajtur në fakt, dhe kjo përsëritje me shkronjën T gjithashtu fokusohet në përmirësimin e shpejtësisë, performancës dhe rimbushjes.


Nord 2T vije me çipin e ri Dimensity 1300 5G dhe me fuqi më të shpejtë të rimbushjes pa kabllo. Të dyja këto bashkë me një ndryshim të vogël në dizajn, janë ndryshimet e vetme nga origjinali Nord 2, shkruan GSMArena, transmeton Telegrafi.

Kjo pajisje ofron një xham solid të dyfishtë Gorilla Glass 5 me pjesën e pasme të zezë e ngrirë ose mint shkëlqyes. Pastaj vije ekrani Fluid AMOLED 90Hz.

Kamera e trefishtë në pjesën e pasme është bartur nga origjinali Nord 2 dhe është në linjë të njëjtë me rivalët e Nord 2T – kamera kryesore ka sensor prej 50MP me OIS, pastaj kamera për fotografi ultra të gjerë ka sensor prej 8MP për një perspektivë më dramatike dhe në fund kamera me sensor thellësie prej 2MP.

Ndërsa kamera selfie me 32MP gjendet në vrimën në pjesën e lartë të ekranit, e cila gjithashtu mbetet e pandryshuar nga Nord 2.

Telefoni i ri OnePlus Nord 2T ka bateri prej 4,500mAh e ndarë në dy qeliza të veçanta, të cilat tani e mundësojnë një rimbushje më të shpejtë prej 80W, dhe natyrisht se karrikuesi prej 80W vije bashkë me telefonin.

Nord 2T për sistem operativ e ka Android 12 me OxygenOS 12.1. OxygenOS 13 veçse është prezantuar, dhe pritet që të jetë në dispozivion edhe për Nord 2T më vonë gjatë vitit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

Teknologji
Google zbulon karakteristikat e telefonave të mençur Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro

Google zbulon karakteristikat e telefonave të mençur Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro

Teknologji
YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

Teknologji
Kalo në kategori