Specialja sqaron kërkesat dërguar shumë institucioneve shtetërore në Maqedoni

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka dalë me një sqarim në lidhje me interesimin e mediave rreth kërkesave të dërguara nga kjo prokurori në disa institucione shtetërore, njofton Telegrafi Maqedoni.
PSP-ja bën të ditur se është duke udhëhequr disa procedura parahetimore që kanë të bëjnë me hetime financiare të më shumë personave fizik dhe juridik, për të vërtetuar gjendja pronësore dhe puna financiare e këtyre personave.
Prandaj, PSP-ja sqaron se janë dërguar shumë kërkesa në institucione të ndryshme, me vërejtjen se të dhënat e kërkuara kanë të bëjnë me procedura parahetimore.
Njiherit PSP-ja bën të ditur se është e palejueshme që institucionet të publikojnë të dhëna për procedurat parahetimore, që sipas ligjeve, janë të fshehta./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































