Pas publikimit të sotëm më 5 nëntor 2020, të aktakuzës së konfirmuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Specialja njofton se viktimat e krimeve të pretenduara që përfshihen në këtë aktakuzë, prej këtij momenti mund të bëjnë kërkesë për pjesëmarrje në proces gjyqësor, në qoftë se mund të demonstrojnë se kanë pësuar dëm personal, qoftë fizik, mendor apo material, si pasojë e drejtpërdrejtë e krimeve të pretenduara që përfshihen në aktakuzën e konfirmuar.
Për miratimin e kërkesave për pjesëmarrjes në proces si viktimë, vendos një gjykatës.
“Zëri i viktimave është jetik për drejtësinë. Përmes mbrojtësve të tyre, viktimat pjesëmarrëse mund të ushtrojnë të drejtat e tyre që u ofrohen prej kornizës sonë ligjore e cila mundëson që zëri i tyre të dëgjohet prej gjykatësve kompetentë,” tha Kryetarja, Ekaterina Trendafilova.
Viktimat pjesëmarrëse në proceset e Dhomave të Specializuara të Kosovës formojnë një ose më shumë grupe. Pjesëmarrja e secilit grup realizohet përmes një avokati, që quhet “Mbrojtës i Viktimave”.
Mbrojtësit e viktimave mund t’i bëjnë parashtrime panelit kompetent dhe i mbajnë viktimat të informuara gjatë të gjithë procesit. Mbrojtësi i viktimave kërkon mendimet e viktimave, dëgjon brengat e shprehura prej tyre dhe ua përcjell këto mendime dhe brenga gjykatësve kompetentë. Viktimat pjesëmarrëse në proceset e DHSK-së gëzojnë disa të drejta, ndër të cilat të drejtën për njoftim, pranim dhe zhdëmtim.
“Pjesëmarrja e viktimave është një program kyç i institucionit tonë. Pas aktiviteteve intensive të ndërgjegjësimit e komunikimit me komunitete të ndryshme në Kosovë dhe Serbi për informimin e njerëzve mbi të drejtat e viktimave në DHSK, tani po hyjmë në fazën vijuese të procesit. Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave është e gatshme të bëjë çdo përpjekje për të ndihmuar personat në plotësimin e formularit të kërkesës” tha Administratorja, Fidelma Donlon.
Duke folur mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së viktimave Prokurori i Specializuar Xhek Smith tha, “Krimet e pretenduara që përfshihen në aktakuzat e parashtruara nga zyra ime janë krime të rënda dhe gjatë përpjekjeve tona për realizimin e drejtësisë, nuk duhet të harrojmë vuajtjet e viktimave.
Pjesëmarrja në proceset gjyqësore mund të jetë një përjetim fuqizues për viktimat dhe që mundëson dëgjimin e zërit të viktimave.”
Informacioni i detajuar mbi pjesëmarrjen e viktimave dhe se si paraqitet kërkesa, gjendet KËTU./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri