Trupi gjykues në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë, ka pranuar si provë materiale një dokument të propozuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, i cili përmban një listë emrash të disa individëve që pretendohen se janë viktima në këtë çështje gjyqësore.
Kryetari i trupit gjykues, Charles L.Smith tha se ky dokument përmban një listë emrash të identifikuar si bashkëpunëtorë në rajonin e Podujevës.
Pranimi i këtij dokumenti si provë materiale është kundërshtuar nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me arsyetimin se nuk ka themelësi, raporton kp.
“Dokumenti përmban një listë emrash dhe individëve të identifikuar si citoi si bashkëpunëtorë nga rajoni i Podujevës. Mbrojta kundërshton pranimin e këtij dokumenti me arsyetimin se nuk ka themelësi …Dokumenti i propozuar është relevant dhe i qartë lidhur me arsyet që kanë në ndalimin e individëve të caktuar të renditur në dokumentin në fjalë dhe që pretendohen që të jenë viktima të krimeve në çështjen gjyqësore në fjalë.
Trupi gjykues është i bindur se dokumenti është autentik dhe provues dhe duket që është faqja e parë e një dokumenti të Policisë Ndërkombëtare të UNMIK-ut, të sekuestruar nga selia e SHIK-ut.
Trupi gjykues vëren më tej se ai ka dëgjuar prova që kanë të bëjmë me katër persona që renditen në listën e dokumentit në fjalë që mbështet deri në njëfarë mënyre përmbajtjen dhe besueshmërinë e këtij dokumenti. Nuk ka indikacion për vlerën provuese të këtij dokumenti dhe që kjo vlerë provuese zhbënë paragjykimin ndaj mbrojtjes…trupi gjykues është i bindur që kërkesat e rregullës 138 përmbushen dhe si rezultat e pranon këtë dokument si provë materiale”, tha ai.
Karshi dëshmitarit të tetë në çështjen Thaçi dhe të tjerët, pyetjet i ka përfunduar ZPS-ja, aktualisht mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi ka vazhduar me kundër-pyetje ndaj dëshmitarit të tetë.
Por, me kërkesë të avokati kryesor të Hashim Thaçit, Gregory Kehoe pyetjet e parashtruara nga ai po bëhen në seancë të mbyllur për publikun.
Gjatë seancës së sotme gjyqësore pyetjet e parashtruara nga ZPS-ja, janë parashtruar karshi dëshmitarit të tetë në seancë private.
Kujtojmë që dëshmitari i tetë i mbrojtur i ZPS-së, dëshminë e tij kundër ish krerëve të UÇK-së e ka nisur nga dje.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.
Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City