Avokati përfaqësues i OVL e UÇK-së, Tomë Gashi ka bërë të ditur se Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.
Gashi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se aktakuza është konfirmuar sot dhe përmban katër pika të cilat sipas Prokurorisë Speciale në Hagë kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë, e me akuza konkrete që sipas tyre ndërlidhen me periudhën kohore në mes të datave 7 deri 25 shtator të këtij viti.
Postimi i plotë:
Konfirmohet aktakuza ndaj z.Nasim Haradinaj dhe z.Hysni Gucati nga Gjykata Speciale
Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, nga data 25 shtator 2020 deri me sot e kane konsideruar vetën të kidnapuar nga Gjykata Speciale!
Sot është konfirmuar aktakuza kundër tyre e cila përmban 4 pika, të cilat sipas Prokurorisë Speciale në Hagë kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë, e me akuza konkrete që sipas tyre ndërlidhen me periudhën kohore në mes të datave 7 deri 25 shtator të këtij viti.
Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit sot i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe pritet dalja e tyre para gjyqtarit ne seancat e radhës.
Kryetari dhe nënkryetari i OVL te UÇK-së, dhe unë në cilësinë e avokatit te OVL të UÇK-se nuk e pranojmë këtë Gjykatë një etnike, raciste, tepër e dëmshme për kombin tonë Shqiptar dhe për shtetin e pavarur të Kosovës.
Gjykata Speciale ishte themeluar nga deputetet e Kuvendit të Kosovës me 3 gusht të vitit 2015 pa iu dorëzuar fare raporti i hetimit te Prokurorit Climt Wiliamson i cili i hetoi pretendimet djallëzore te Dick Martyt, i cili në interesa te Serbisë arriti që ta bind Këshillin e Evropës që të hetoj trafikimin e organeve njerëzore të kryera kinse nga UÇK-ja për të mbuluar krimet serbe deri ne gjenocid kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë .
Për veprat penale të konfirmuara në këtë aktakuzë nuk është fare kompetente Gjykata Speciale ne Hage.
Nëse prokuroria pranë Gjykatës Speciale në Hagë ka prova kundër Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit rastin duhet ta dërgoj ne Gjykatat e Republikës se Kosovës, por si mund ta bëjë këtë Prokuroria Speciale në Hage, dhe Gjykata Speciale në Hagë kur Republikën e Kosovës që i ka formuar këto institucione nuk e njohin si shtet te pavarur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rast i pazakontë i lajmërimit të rremë në Fushë Kosovë, denoncoi 17 herë një person në Polici për kinse vepra penale
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, por me temperatura të larta
QKMK thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, sot ka protestë në territorin serb
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë