LAJMI I FUNDIT:

Specialja dyshuese në aftësitë e Policisë së Kosovës, por i kërkon ndihmë kur i duhet

Specialja dyshuese në aftësitë e Policisë së Kosovës, por i kërkon ndihmë kur i duhet
Foto ilustrim

E asistuan Gjykatën Speciale në arrestimet e saj në Kosovë, por edhe në bastisje e operacione të tjera. Madje, së fundmi, Policia e Kosovës ishte pjesë e planit operativ për mbikëqyrjen e vizitës së Kadri Veselit në Kosovë.

Por, pavarësisht kësaj Gjykata e Apelit në Speciale me vendimin që krerët e UÇK-së të mos lirohen nga paraburgimi, ka shprehur dilema në kapacitetet profesionale të Policisë së Kosovës.


Gjyqtarët kanë shprehur dyshime se Policia nuk ka aftësi për të monitoruar komunikimet private të të akuzuarve nëse ata lirohen në arrest shtëpiak.

Me këtë qëndrim të Speciales nuk po pajtohen ekspertët në Kosovë.

Mentor Hoxhaj nga Komuniteti për Siguri Kibernetike e Privatësi, thotë se Kosova ka mundësi të kontrollojë komunikimet private nëse kërkohet.

“Instuticionet, legjislacionet përkatëse, kanë instrumente të nevojshme, legjislacioni i duhur për të kryer përgjim të ligjshëm. Ekziston sfida reale për sa i përket përgjimit të komunikimeve elektronike, një sfidë e cila lehtë zgjidhet nëse ndërprehet interneti apo të bëhet monitorimi i internetit”, shprehet Hoxhaj për RTK.

E ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, e vlerëson jo të drejtë dyshimin e Speciales, në kapacitetet e Policisë.

“Është e panevojshme me pas dilema, sepse Policia e Kosovës është profesionale dhe i realizon detyrat e tyre, më në fund EULEX-i është ndihmës në rast nevoje, por Policia është e gatshme t’i zbatojë të gjitha detyrat e veta. Ne kemi qenë në konferenca ndërkombëtare ku zyrtarë kanë dhënë ekspertizën para shumë kolegëve, në fushën e monitorimit të përgjimeve”, ka thënë ish shefi i Policisë, Sheremet Ahmeti.

Profesori i kriminalistikës, Fitim Shishani thotë se argumenti i Speciales është paradoksal.

“Secili institucion nga jashtë apo brenda, kur ka dëshirë ta dijë kapacitetin e Policisë së Kosovës është mirë ti drejtohet me një letër organeve kompetente si MPB apo Policia e Kosovës dhe të pyet a keni këso kapacitete dhe ata do të jepnin përgjigje. Argumenti tyre është pak paradoksal”, ka theksuar Shishani.

Dilemat e Speciales erdhën pas letrës që drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti e kishte dërguar te ish ministri i Drejtësisë, Selim Selimi  ku ishte zotuar se mund të zbatojnë secilin vendim të Gjykatës.

Letër të cilën më pas, Selim Selimi e kishte dërguar në Gjykatën Speciale.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se nuk kanë çfarë t’i shtojnë letrës së drejtorit Mehmeti e shkruar muaj më parë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori