LAJMI I FUNDIT:

Specialja bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami

Specialja bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami

Gjykata Speciale ka nisur bastisjet në shtëpinë e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami.

Një ditë më parë, Specialja ka bastisur edhe banesat e dy ish-këshilltarve tjerë të Thaçit, Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt, transmeton Telegrafi.

Behrami të hënën reagoi ndaj bastisjeve, duke thënë se “Gjykata Speciale është fashiste, sepse përndjek, arreston dhe dënon vetëm shqiptarët”.


“Bastisja e shtëpive të kolegëve, Blerimit dhe Bashkimit, është skandaloze dhe e paprecedent! Blerim Shala ka qenë pengesë vetëm për regjimin e Millosheviqit dhe ky regjim e kishte arrestuar atë disa herë. Për katër dekada, Shala ka qenë njëra ndër figurat intelektuale që ka dhënë një kontribut të pashlyeshëm në rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim! Ndërsa, Bashkim Smakaj është ndër njerëzit më profesionist që njoh në fushën e sigurisë, njeri që ka ndërtuar shumë institucione të sigurisë në Kosovë nga themelet”, ka thënë Behrami.

Përveç Shalës - bastisje po kryhen edhe në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj
Lexo po ashtu Përveç Shalës - bastisje po kryhen edhe në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj

Ndaj bastisjes së Speciales, ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Në reagimin e bërë në Facebook, Çitaku ka shkruar se kjo është përndjekje politike.

“Kjo nuk është drejtësi. Kjo është përndjekje. Persekutim.Dje Blerimi e Bashkimi. Sot Artani. Nesër nuk e di. Po ajo që po shihet sheshazi është që kjo është përndjekje politike”, ka pohuar ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Elon Musk ndan hartën e natalitetit në Evropë: Pjesa më e madhe e kontinentit në

Elon Musk ndan hartën e natalitetit në Evropë: Pjesa më e madhe e kontinentit në "të kuqe", bie në sy Kosova

Lajme

"15 vjet në burg, zgjodhi lirinë e popullit, jo lirinë e tij" djali i Jakup Krasniqit me një dedikim prekës

Lajme
ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

Politikë
“Kuvend e Qeveri sa më parë – të gjendet kompromisi”, thirrja e ambasadorit francez për liderët e Kosovës

“Kuvend e Qeveri sa më parë – të gjendet kompromisi”, thirrja e ambasadorit francez për liderët e Kosovës

Politikë
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Lajme
Kalo në kategori