Specialisti i ndërhyrjeve në gju akuzohet nga ish-lojtari i Ligës Premier se ia shkatërroi karrierën

Një specialist i gjurit me famë botërore, i cili trajton yje, duke përfshirë Virgil van Dijk, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Danny Ings, është paditur nga një ish-lojtar i Ligës Premier, i cili pretendon se karriera e tij përfundoi para kohe nga një operacion ‘agresiv’.
Andy Williams, i klinikës Fortius në Londër, e trajtoi futbollistin pasi ai pësoi një çarje anësore të meniskut në gjurin e majtë gjatë stërvitjes. Megjithatë, dokumentet ligjore pretendojnë se williams, gjatë një operacioni të dytë pas një infeksioni të dyshuar në gju, shkaktoi një këputje ‘të madhe’ të retinakulumit medial që e detyroi lojtarin të pensionohej para kohe.
Lojtari, i cili ishte me një klub të Championship në kohën e lëndimit fillestar dhe kërkoi të mbetet anonim, thotë se ka mbetur në dhimbje, në depresion dhe se kjo ka ndikuar në perspektivat e tij të ardhshme në karrierë.
Williams, i ndjekur nga shumë klube të Ligës Premier dhe Aviva Premiership, pranon se lojtari ka pasur një problem të ri pas operacionit, por mohon çdo keqbërje. Një gjyq do të zhvillohet në Gjykatën e Lartë më vonë këtë vit, kostot e të cilit mund të shkojnë në disa qindra mijëra euro.
Mosmarrëveshja filloi në janar të vitit 2017 kur lojtari pësoi çarjen e tij kryesore në stërvitje. Ai pretendon se u këshillua që operacioni të ‘riparonte 100 për qind’ problemin dhe se do të kthehej në fushë brenda katër muajve. Mbrojtja e Williams mohon se është dhënë ndonjë garanci për sukses.
Dokumentet ligjore më pas përshkruajnë një mosmarrëveshje për një operacion – lojtari që pretendon se i është thënë se ishte e sigurt që ai do ta kalonte me sukses dhe kirurgu pretendonte se ai tha të kundërtën.
Në vend të një rikuperimi të qetë, lojtari thotë se ndjeu dhimbje të mprehta në gju, i cili u fry. Dokumentet thonë se në kthimin e tij nga pushimet, me gjurin ende të nxehtë dhe të ënjtur, ai u shtrua në spital me një infeksion të dyshuar dhe i tha se duhej një operacion urgjent.
Ai u operua sërish nga Williams, i cili akuzohet se ka kryer një procedurë ‘agresive’ në mars, sipas shënimeve të tij mjekësore. Kirurgu kundërshton se kjo ishte një referencë për planin e përgjithshëm të trajtimit të pacientit të tij dhe jo duke iu referuar ndonjë agresioni të përfshirë në vetë operacionin. Ai gjithashtu thotë se ‘agresive’ përdoret zakonisht nga kirurgët në kuptimin ‘i plotë ose intensiv’.
Lojtari thotë se dhimbja dhe ënjtja e tij u rritën, megjithatë, dhe pretendon se Williams nuk arriti të kuptonte “që ai kishte dëmtuar retinakulumin medial – dhe nëse njihej, atëherë nuk arriti të regjistronte të njëjtën gjë”. Williams mohon që ai e ka krijuar lëndimin dhe thotë se problemi mund të ketë ‘lindur më pas nga një dobësim i retinakulumit nga infeksioni i mëparshëm dhe sjellja e pretenduesit përsa i përket lëvizshmërisë dhe rehabilitimit’.
Në përgjigje të mbrojtjes, ekipi ligjor i lojtarit thotë se pohimi se infeksioni shkaktoi defektin e madh të klientit të tyre është “i pambështetur”, duke shtuar se “nuk ka mbështetje në literaturën botërore për ndonjë lidhje midis infeksionit dhe dëmtimit të retinakulumit medial”.
Lojtari thotë se u përpoq të rikthehej në stërvitje në shtator 2017, por nuk pati sukses. Ai pretendon se ka humbur punën dhe vuan nga ankthi, shqetësimi dhe depresioni për shkak të neglizhencës.
Mbrojtja e Williams pretendon se pavarësisht nga lëndimit i ri i lojtarit, ai tashmë po i afrohej fundit të karrierës së tij dhe vështirë se mund ta transferojë ndokush. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë