LAJMI I FUNDIT:

SPECIALE | Fillon Superliga e Kosovës 2024/25 – njihuni me formacionet e mundshme, trajnerët dhe liderët e të gjitha skuadrave elitare për këtë edicion

SPECIALE | Fillon Superliga e Kosovës 2024/25 – njihuni me formacionet e mundshme, trajnerët dhe liderët e të gjitha skuadrave elitare për këtë edicion

Pas dy muajsh pushim dhe ndeshjeve të klubeve tona në garat ndërkombëtare, Superliga e Kosovës kthehet në aksion me edicionin 2024/25, një edicion që pritet të jetë më i fortë se sa i kaluari, pasi që diferenca mes klubeve është më e ngushtë. 

Në edicionin e shkuar, favorit kryesor llogaritej Ballkani, që sërish është në mesin e më të mirëve dhe do të tentojë të mbrojë titullin e kampionit të fituar një vit më parë, por Drita, Llapi dhe Gjilani, nga njohësit e futbollit vendor shihet si rivalët kryesorë të suharekasve, madje edhe më të mirë me fond lojtarësh se sa kampioni.

Në garë mund të futet edhe Prishtina, por ardhja e trajnerit Jean Michel Cavallit, duket se nuk i ka ngrohur edhe aq zemrat e tifozëve.


Suhareka llogaritet si ekip që ka marr përforcime të dukshme dhe mund të bëjë befasi, ndërsa aty mbetet edhe Malisheva, Dukagjini, Ferizaj dhe Feronikeli 74.


Për dallim nga sezoni i kaluar, siç e cekëm më lartë, ky sezon do të jetë i ngushtë

Telegrafi Sport ua sjell një analizë për secilin skuadër, ku përfshihet formacioni i mundshëm, përforcimet, vitet në elitë, trajneri dhe lojtari kryesor.



Tri herë kampioni radhazi i Kosovës, shihet si favorit edhe këtë vit edhe pse nga skuadra janë larguar disa nga lojtarët më të mirë të futbollit vendor, ndërsa ky kampionat do të jetë sezoni i tyre i nëntë në elitë e futbollit kosovar.

Sezonin e shkuar ata e mbyllën me 78 pikë, ndërsa në Evropë kanë arritur deri në rrethin e tretë të fazës eliminatore të Ligës së Konferencës, ku ndeshjen e parë e kanë humbur në “Fadil Vokrri” nga Larne me rezultat 1-0.

Trajneri mbetet Ilir Daja, i cili fitoi tre tituj, kjo falë edhe qetësisë që sjell në skuadër, pa i llogaritur mjeshtërit e tij taktike që tashmë janë parë në futbollin tonë. Këtë vit ka një tension, pasi lojtarët e larguar nuk janë zëvendësuar në mënyrën e duhur.

Klubi ka shitur lojtar si Lumbardh Dellova te CSKA Sofja dhe Qëndrim Zyba te Slovan Liberec, ndërsa falas u larguan emra si Nazmi Gripshi, Armend Thaqi, Lorenc Trashi, Edvin Kuc, Mamadou Lamine Damfa dhe Meriton Korenica (fund i huazimit).

Ballkani është përforcuar me emra si  Egzon Sinani, Alfred Mensah, Sunday Adetunji, Eris Abedini, Giovanni, Geralb Smajli dhe Astrit Thaqi.

Ballkani vazhdon të ketë një organik të pasur, ndërsa lojtarët kryesorë janë Lindon Emërllahu, Bajram Jashanica, Enea Koliçi, Queven, Almir Kryeziu dhe Wahlid Hamidi.



Drita do ta luajë sezonin e 22-të në elitë, ndërsa në Evropë vazhdon të garojë në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, ku në ndeshjen e parë si mysafir pësoi nga Auda me rezultat 1-0.

Drita shihet si njëri nga favoritët kryesorë për titull edhe këtë sezon, për të mos thënë kryesori, ndërsa sezonin e shkuar tubuan 67 pikë, duke e mbyllur në vendin e tretë.

Trajner mbetet Zekirija Ramadani, që tashmë e njeh ambientin në klub, pasi erdhi vitin e shkuar dhe tentoi edhe titullin deri disa xhiro para fundit.

Skuadra është përforcuar me emra si Arb Manaj (i kthyer nga huazimi), Iljasa Zulfiji, Hasan Gomda, Ilir Mustafa, Veton Tusha, Blerton Sheji dhe Melos Zenunaj.

Nga skuadra janë larguar emra si Loenat Vitija, Samson Ebuka Obioha, Astrit Thaqi, Albin Prapashtica, Blendi Baftiu, Yll Ibrahimi dhe Olt Haziri.

Si lojtari kryesor i gjilanasve shihen Arb Manaj, Besnik Krasniqi, Rron Broja, Egzon Bejtullahi dhe Albert Dabiqaj.



Dukagjini do ta zhvillojë sezonin e shtatë në total në elitën e futbollit kosovar, ku këtë vit në krye të skuadrës do të jetë Ismet Munishi.

Sezonin e shkuar ata e mbyllën në vendin e shtatë me 47 pikë, ku me mund e siguruan mbijetesën disa xhiro para fundi.

Në krye të skuadrës siç e cekëm ka ardhur Ismet Munishi, ndërsa skuadra ka pasur hyrje dhe dalje në këtë afat kalimtar.

Klubi ka ruajtur boshtin e sezonit të shkuar, ndërsa ofruar në skuadër emra si Mërgim Pefqeli, Vlad Khomutov, Leart Emini, Bekim Rexhepi, Erlis Xhemaili,Amir Sekiraqa, Ilir Syla, Met Millaku, Ali Babaei

Largimet janë të shumta dhe disa prej tyre ishin me rëndësi për Dukagjinin si Blerind Morina, Kenan Haxhihamza, Ardin Dallku, Ian Junior, Dren Feka, Gentrit Salihu, Eedon Syla.

Lider i skuadrës në fushë është kapiteni Altin Merlaku, por edhe emra si Elton Basriu, Mërgim Pefqeli dhe Hugo janë aty për ta thënë fjalën e tyre.



Për Malishevën do të jetë sezonin i katërt në elitë, ndërsa sezonin e shkuar e mbylli në vendin e katërt me 57 pikë, duke arritur për herë të parë garat evropiane, ku u eliminua nga Buducnosti në raundin e parë të Ligës së Konferenecës.

Skuadra do të drejtohet nga Bekim Isufi, i cili zëvendësoi Qëndrim Kidën, ndërsa drejtuesit kanë ruajtur bazën më të mirë të skuadrës, ndërsa kanë afruar edhe lojtarë të ri.

Ibrahim Cervadiku, Amrush Bujupi, Fatjon Bunjaku, Mark Bushaj dhe Gentrit Olluri janë transferuar nga Malisheva në këtë afat kalimtar.

Nga klubi janë larguar emra si Ilir Mustafa, Eraldo Dede, Esmin Licina, Hussein Mehasseb dhe Adonis Aliu.

Lider i skuadrës pritet të jetë edhe këtë vit kapiteni Dren Kryeziu, i ndihmuar nga ylli i ri Drilon Hazrollaj, Etrnik Brruti dhe Donart Vitija, që tashmë janë kthyer në lojtarë të rëndësishëm në Superligën e Kosovës.



Rekordmeni i futbollit të Kosovës, Prishtina, do ta fillojë sezonin e 26-të në Superligën e Kosovës, shifër që nuk e ka askush.

Sezonin e shkuar Prishtina e mbyll në vendin e pestë me 49 pikë dhe humbën në finalen e Kupës së Kosovës nga Ballkani, duke mos luajtur në garat evropiane.

Në krye të skuadrës është emëruar veterani francez Jean Michel Cavalli, ndërsa janë larguar dhe ofruar shumë lojtarë në këtë afat kalimtar, duke bërë revolucion.

Janë afruar emra si Sunday Akinbule, Leonat Vitija, Dashmir Elezi, Gentrit Salihu, Tope Fadahunsi, Elijah Samuel, Rigon lugiqi, Philippe Boueye dhe Diar Halili.

Nga skuadra janë larguar emra si Hasan Hyseni, Mergim pefqeli, Genc Hamiti, Kushtrim Gashi, Egzon Sinani, Kreshnik Uka, Ermal Veliqi, Albion kurtaj, Muahmed Useini, Fitim Susuri dhe Endrit Baholli.

Lider në skuadrën tashmë të re në moshë janë Albin Krasniqi, Ardian Limani, Drilon Islami, Ardian Muja.



U kthye në elitë si kampion i Ligës së Parë, grupi B, ndërsa ky do të jetë sezoni i tyre i 17-të i Ferizajt në elitën e futbollit kosovar.

Në Ligën e Parë ata tubuan 63 pikë, duke qenë më të mirë se sa rivalët e tyre, Prishtina e Re dhe Vjosa.

Trajneri do të jetë Arsim Abazi, që i drejtoi edhe në vitin e shkuar, ndërsa klubi ka në gjirin e saj disa nga lojtarët më të mirë ferizajas.

Betim Haxhimusa, Edon Sadriu, Albion Kurtaj janë disa nga emrat kryesorë, ndërsa shumica e lojtarëve që luajtën në vitin e shkuar kanë vazhduar.

Ermin Imamovic, Gentrit Limani, Fatjon Jusufi, Redon Syla, Ardit Topallaj, Granit Islami dhe Lavdim Grainca janë afrimet e ferizajasve.

Nga klubi janë larguar emra si Egzon Qerimi, Ali Babaei, ndërsa Behar Bardhi dhe Ergon Hyseni janë pensionuar.



Feronikeli ’74 nga Drenasi ruajti vendin në elitë pasi mori fitore në ndeshjen e barazhit pasi e mbylli sezonin në vendin e tetë me 44 pikë, duke e mposhtur pastaj për biletën e Superligës së Kosovës, Prishtinën e Re. Ata do të jenë për herë të dytë anëtar të elitës së futbollit kosovar.

Skuadrën në sezonin 2024/25 do ta drejtojë Shefki Kuqi, i cili i drejtoi edhe sezonin e shkuar.

Drejtuesit e klubit kanë bërë disa ndryshime në skuadër, ndërsa pjesë e Feronikelit në sezonin e ri do të jetën edhe disa emra befasues.

Dmytro Semeniv, Hasan Hyseni, David Gjinollari, Nikolaos Ioannidis, Vasilios Karagounis, Stivian Janku, Drilon Cenaj, Davide Boresellini, Marly Prinice Heritier dhe Armend Gashi janë afrimet e ‘Industrialistëve’.

Nga klubi janë larguar emra si Robert Rrahmani, Jakup Berisha, Ibrahim Cervadiku, Fiton Hajdari, Amrush Bujupi, Ruben Trasco dhe Arlind Aliti, ndërsa Behar Maliqi është pensionuar.



Sezonin e shkuar Gjilani e zunë venin e gjashtë me 45 pikë, ndërsa sezoni aktual do të jetë i 20-ti për Gjilanin në elitën e futbollit të Kosovës.

Me ardhjen e kryesisë së re, klubi është funksionalizuar dhe ka afruar lojtarë me emër, duke e kthyer Gjilanin, në njërin nga pretendentët për vendet e para.

Gentijan Mezani pasi siguroi mbijetesën u largua, ndërsa Gjilani arriti ta kthejë në Kosovë trajnerin e njohur shkupjan Ardian Nuhiu.

Klubi gjilanas ka afruar emra si Blerind Morina, Robert Rahmani, Kenan Haxhihamza, Ergys Kaçe, Sabit Bilali, Albin Prapashtica, Marko Martinaga, Yll Ibrahimi dhe Jamal Arago janë emrat e afruar, ndërsa Senad Jarovic pas huazimit, tani është plotësisht pjesë e Gjilanit.

Nga klubi janë larguar emra si Shqiprim Taipi, Melos Bajrami, Elvedin Heric, Nasko Milev, Qëndrim Ismajli, Donaldo Acka, Dajan Shehi, Elis Xhemaili, Fatjon Bunjaku, Renato Ziko, Besir Demiri, Elton Cale dhe Shend Kelmendi.

Lojtari kryesor llogaritet Edi Basa, ndërsa ka edhe emra të tjerë si Arago Jamal e Kushtrim Shabani që e njohin mjaftë mirë kampionatin tonë.



Llapi sezonin e shkuar e mbylli si nënkampion me 71 pikë, duke qenë në luftë për titull deri në xhirot e fundit, ndërsa në garat evropiane u paraqit në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, por u eliminua nga të dyja.

Ky do të jetë sezonin e 14-të i Llapit në elitën e futbollit kosovar, ndërsa ka investuar shumë në skuadër të që paktën të arrihen garat evropiane.

Tahir Batatina vazhdon të mbetet trajner, ndërsa në klub është drejtor sportiv Mentor Zhdrella, që sezonin e shkuar spikati me disa afrime.

Klubi ka transferuar deri tani emra si Blend Baftiu, Ardit Tahiri, Lulzim Peci, Muhamet Ueini, Taulant Lutfiu, Aulon Shabani dhe Art Hoti.

Nga klubi janë larguar emra si Muahmet Hyseni që u transferua në Danimarkë, pastaj Jose Cobian, Trimror Selimi, Gentrit Limani, Leotrim Bekteshi, Adem Maliqi, Alex Leyi dhe Aduard Shehu.

Lojtari kryesor këtë sezon pritet të jetë Ilir Krasniqi, i ndihmuar nga shumë të tjerë që kanë zbarkuar së fundmi si Namani, Blakqori dhe Ramadani.



FC Suhareka është kurorëzuar me titullin e kampionit në Raiffeisen Ligën e Parë – Grupi A dhe do të jetë hera e parë e tyre në elitën e  futbollit kosovar.

Trajneri që ngjiti në Superligën e Kosovës, Arsim Thaqi, nuk arriti marrëveshje për të vazhduar, ndërsa në vend të tij u emërua trajneri i njohur shqiptar Shpëtim Duro.

Suhareka ka afruar emra si Lorik Boshjaku, Nikola Stijepovic, Jakup Berisha, Ajdin nukic, Eneid Kodra, Blend Krasniqi, Hysen Memolla, Alden Skrijel, Fitim Susuri, Patrick da Costa dhe Argetim Ismaili.

Nga klubi janë larguar emra si Viktor Kuka, Antonio Marku, Ilir Syla, Armend Abazi, Astri Berisha, Zenel Gavazaj, Arion Ymeri, Arbios Thaqi, Labinot Jashanica dhe Burim Qorri.

Skuadra ka edhe emra si Yll Hoxha, Mevlan Zeka dhe Liridon Fetahaj që shkëlqyen sezonin e shkuar në Ligën e Parë.



/Telegrafi/ 


Në trend Sport

Më shumë
Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret

Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret

Përfaqësuesja e Kosovës
Prapaskenat e ndeshjes, Kosovë – Lituani: Urime ditëlindja, koreografitë e Dardanëve, përkrahja për Jasharin dhe përshëndetja e mysafirëve

Prapaskenat e ndeshjes, Kosovë – Lituani: Urime ditëlindja, koreografitë e Dardanëve, përkrahja për Jasharin dhe përshëndetja e mysafirëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Lucescu vazhdon ta sulmoj Kosovën: Kam 50 vite aktivitet dhe është hera e parë që i shoh këto gjëra

Lucescu vazhdon ta sulmoj Kosovën: Kam 50 vite aktivitet dhe është hera e parë që i shoh këto gjëra

Përfaqësuesja e Kosovës
Di Maria: Ronaldo përfaqëson punën, Messi është talent i pastër – diferenca është e madhe

Di Maria: Ronaldo përfaqëson punën, Messi është talent i pastër – diferenca është e madhe

Ndërkombëtare
San Marino shënon tre gola në një ndeshje për herë të parë ndonjëherë, siguron promovimin historik në Ligën e Kombeve

San Marino shënon tre gola në një ndeshje për herë të parë ndonjëherë, siguron promovimin historik në Ligën e Kombeve

Përfaqësueset
Kalo në kategori