Era Istrefi po tregon se nuk e ka ndërmend të ndalet drejt rrugës së saj për t’u bërë yll i paprekshëm i pop muzikës në botë. [
Këngëtarja nga Prishtina, e dalë nga estrada shqiptare, por me nivel shumë të lartë të kreativitetit, ka gjetur veten lehtë në skenën botërore.
Ajo me superhitin e asj “BonBon” arriti që të tërheqë vëmendjen e gjithë botës, kurse cementoi vlerat e saj artistike me projektin “Redrum”, i cili u vlerësua lart nga kritikët e artit botëror.

Është “Forbes” revista prestigjioze që ka intervistuar vajzën nga Prishtina, e cila po mahnitë gjithë botën.
Me këtë rast, opinioni i muzikës dhe publiku amerikan u njoftua se Era po vjen me një mega projekt në bashkëpunim me French Montanën, reperin më të mirë të momentit, shkruan Telegrafi.

Telegrafi sipas burimeve të afërta me këngëtaren ka mësuar se bëhet fjalë për një projekt në të cilin kanë punuar shumë producentë dhe pritet të jetë një nga hitet më të mëdha të kësaj vere në skenën e muzikës botërore.
Nëse Era është përzgjedhur si bashkëpuntore nga French Montana, ky është vlerësim i lart për këngëtaren nga Prishtina.
https://vimeo.com/215872019
Reperi me origjinë marokene është aktualisht reperi më i kërkuar dhe më i shtrenjtë në botë.
Hiti i tij “Unforgettable” është në vendin e dytë të Top 10 të Billboard Hot 100.
French Montana lansoi ditë më parë albumin e ri “Jungle Rules” i cili arriti të jetë në ditët e para në vendin e dytë për numrin e kopjeve të shitura në iTunes, e para tij është vetëm DJ Khaled falë bashkëpunimit të madh me Rihannan.

French Montana dhe Era Istrefi do të vijnë me projektin e tyre më 25 gusht, në premierën e madhe e cila do ta katapultojë këngëtaren kosovare drejt majes së skenës së muzikës botërore, baza e të cilës është në SHBA. Depërtimi i Erës në tregun e muzikës amerikane është i padiskutueshëm me duetin me French Montanën, i cili është shndërruar në një nga emrat më të dashur të publikut atje, por me famë në gjithë botën. Një zgjedhje e përkryer e momentit nga menaxhmenti i këngëtares me në krye Faton Shoshin dhe kompaninë Ultra Music, të cilët me shumë gjasë kanë qenë përcaktues për suksesin e bukuroshes nga Prishtina.
Ky projekt pritet të jetë më i madhi në karrierën e Era Istrefit, por jo përcaktues për karrierën e saj – pasi që ajo tashmë është shndërruar në një yll botëror, por me kapacitet për t’u bërë një nga emrat më të mëdhenj, e për t’u bërë një nga emrat më të mëdhenj, bashkëpunimet me superyjet janë më se të mirëpritura për të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

“Familja nuk e përkrahin” – motra e Egli Takos iu kundërpërgjigjet komenteve negative në rrjet

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Martohet për herë të dytë Fero

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri