LAJMI I FUNDIT:

SPD emëron Olaf Scholz kandidat për kancelar të Gjermanisë

SPD emëron Olaf Scholz kandidat për kancelar të Gjermanisë

Partia Socialdemokrate Gjermane, SPD emëroi kandidatin që ajo do ta nisë në garën për kancelar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Gjermani në vitin 2021; ministrin aktual të Financave, Olaf Scholz.

“Ne e dimë, se për disa ky vendim është një kthesë e papritur”, deklaroi dyshja drejtuese socialdemokrate, Saskia Esken dhe Norbert Walter-Borjans. “Ne ju lutemi për besim në rrugën tonë, dhe jemi të vendosur që këtë rrugë ta kalojmë së bashku”.


Fillimisht kundërshtarë, pastaj aleatë

Esken dhe Walter-Borjans prej kohësh konsideroheshin si kundërshtarë të Scholzit.

Vitin e kaluar ata ia dolën të fitonin në zgjedhjet për postin drejtues të partisë kundrejt Olaf Scholzit.

Prej atëherë ka pasur “një bashkëpunim të ngushtë” dhe me besim kanë deklaruar dy socialdemokratët.

Ata e vlerësojnë Olaf Scholz, që nga marrja e detyrës drejtuese të partisë si “një partner të besueshëm dhe të orientuar nga puna në ekip, i cili mund dhe do të luftojë për një politikë socialdemokrate për këtë vend dhe që ndan me ne vizionin për një shoqëri më të drejtë”.

I dashur në popull

Në popullin gjerman, Olaf Scholz renditet mes politikanëve më të preferuar, sipas sondazheve.

Në kohën e pandemisë së coronavirusit, shumë gjermanë vlerësuan masat e tij të vendosura kundër krizës dhe përgatitjes së paketave miliardëshe të ndihmës si ministër Financash.

Brenda SPD-së, është krahu i majtë që ka më shumë probleme me Olaf Scholz.

Së fundmi disa anëtarë të grupit parlamentar socialdemokrat u shprehën hapur për ministrin Scholz si kandidat për kancelar.

Scholz, 62 vjeçar, është nga marsi 2018 zëvendëskancelar gjerman dhe ministër i Financave.

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani zhvillohen në vjeshtë 2021.

Në sondazhe SPD-ja renditet partia e tretë pas Unionit CDU/CSU dhe Të Gjelbërve. Unioni arriti në një sondazh të ARD-së të së dielës 38% të votave, kurse Të Gjelbrit 18%. SPD vetëm 15%. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori