LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë me apel: Kodra e Diellit dhe Mavrova të mbushur me turistë, kujdesuni për gjërat personale

SPB Tetovë me apel: Kodra e Diellit dhe Mavrova të mbushur me turistë, kujdesuni për gjërat personale

Për shkak të rritjes së numrit të turistëve në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë, Sektori i Punëve të Brendshme – Tetovë edhe një herë apelon pronarët e automjeteve që t’i kyçin dhe të mos lënë sende me vlerë, çanta, kuleta, celularë, laptopë, syze dielli dhe gjëra të tjera në ulëse të automjeteve.

Sipas SPB Tetovë, objekte të tilla janë shpesh një objektiv tërheqës për hajdutët që arrijnë qëllimin e tyre duke dëmtuar apo thyer xhamin.


“Drejtuesit e automjeteve këshillohen që të kenë pajisje dimërore, që është obligim ligjor i tyre deri më 15 mars të këtij viti. Gjithashtu, atyre u rikujtohet nevoja që të mos i lënë automjetet e tyre ku të arrijnë dhe në këtë mënyrë të pengojnë lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesëmarrësve të tjerë të trafikut, por vetëm në vendet e caktuara në këto dy qendra”.

“SPB Tetovë apelon pronarët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet dhe urdhrat e zyrtarëve policorë që rregullojnë trafikun në këto destinacione në baza ditore, për të evituar, përkatësisht për të parandaluar shqetësimet e mundshme të mëdha me pasoja të padëshiruara”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori