Ministri i Punëve të brendshme Oliver Spasovski sot dërgoi urim me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Të nderuar miq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më lejoni në emrin tim dhe në emër të MPB-së t’ju uroj Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, me dëshira për prosperitet dhe mirëqenie të vazhdueshme të popullit mik amerikan. Këtë vit miqtë tanë amerikanë e shënojnë 247 vjetorin e miratimit të Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik, të vitit 1776 – ditën kur baballarët e guximshëm amerikanë vendosën të marrin fatin në duart e tyre dhe të punojnë për të ndërtuar një vend që do t’u mundësonte atyre dhe gjeneratave të ardhme të amerikanëve të jetojnë në paqe dhe liri”, ka shkruar Spasovski në Fejsbuk.
Sipas tij, Amerika është një ide për përparim, zgjedhje të mundësive, mbrojtje të kategorive të cenueshme të qytetarëve, kontroll mbi ata me fuqi, por edhe garantues të drejtësisë.
“Patriotizmi amerikan bazohet në parime sipas të cilave asnjë person, asnjë parti, asnjë grup interesi nuk mund të jetë mbi Amerikën. Kjo është historia amerikane. Dhe, është e gjatë radha e patriotëve që dhanë jetën në emër të atij nderi të shenjtë për mbrojtjen e këtij kombi dhe demokracisë në mbarë botën – për liri, për paqe dhe siguri, për mundësi të reja, për kauzën e drejtësisë, ose nëse doni – për vetë shpirtin e SHBA-së – demokracisë”, thekson Spasovski.
Ministri i Punëve të Brendshme potencoi se demokracia amerikane është një frymëzim kryesor për demokracitë në nivel global, ndërsa neve, siç thekson, na paraqet një nder dhe kënaqësi të veçantë që jemi partnerë strategjikë, dhe që bashkëpunimin transatlantik e përparojmë si aleatë në NATO.
Sipas Spasovskit, sot jemi vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor, me paqe të qëndrueshme dhe me të drejta të mbrojtura të secilit prej qytetarëve tanë, pa dallim përkatësie kombëtare, fetare apo përkatësisë tjetër.
“Republika e Maqedonisë së Veriut sot është jashtëzakonisht mirë e vendosur në nivel ndërkombëtar, me një reputacion të lartë në mesin e të gjitha organizatave dhe iniciativave relevante rajonale dhe ndërkombëtare, për çfarë pa padyshim ka kontribuar edhe miqtë amerikanë. Me bindje të fortë se edhe në periudhën në vijim, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë, e kemi mbështetjen e drejtpërdrejtë dhe të qartë të SHBA-së – të bashkuar të punojmë drejt garantimit të së ardhmes evropiane të shtetit, gjithmonë të udhëhequr nga premisa që askush është mbi shtetin, mbi interesat e qytetarëve”, thekson Spasovski.
Vazhdojmë me dialogun strategjik me SHBA-në për, siç ka shkruar, bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe më thelbësor, me përpjekje të përbashkëta që të ndërtojmë rezistencë ndaj të gjitha kërcënimeve, ta thellojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe së bashku të kontribuojmë në prosperitetin e rajonit dhe botës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe