Spasovski: Onishçenko jeton në Gjermani dhe ka dokumentet e atij vendi, nuk e kuptoj pse i duheshin dokumentet maqedonase

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski komenton rastin e Oleksandr Onishchenko.
''Disa dështime mund të ndodhin kudo. Çështja është nëse ato lëshime do të lihen anash apo do të ndiqen penalisht. Këtu përgjigja është e qartë dhe drejtori e bën të ditur - se është duke e sqaruar çështjen dhe po merren masat përkatëse'' - tha Spasovski.
Spasovski tha se ukrainasi Oleksandr Onishchenko, i cili merr nënshtetësi maqedonase, jeton në Gjermani ku i ka të gjitha dokumentet, duke theksuar se nuk e ka të qartë pse Onishchenko i duheshin dokumentet tona.
I pyetur nëse në rastin e Onishchenkos ndonjë para ka përfunduar në xhepin e dikujt, ai thotë se menaxhmenti i ANB-së me siguri i ka të gjitha informacionet.
''Të gjitha ato informacione, jo vetëm informacione, por edhe fakte të vërtetuara, sigurisht që janë në duart e menaxhmentit të ANB-së dhe janë ata që do t'i komunikojnë të gjithëve ne se si, çfarë, pse është bërë, dhe në atë mënyrë do të përcaktohet përgjegjësia'' - thotë Spasovski.







































