LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Nga një institucion i robëruar, MPB-në e kemi bërë transparente dhe të besueshme

Spasovski: Nga një institucion i robëruar, MPB-në e kemi bërë transparente dhe të besueshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në seancën e fundit parlamentare për pyetjet e deputetëve për këtë vit, u pyet për deklaratën e tij të mëparshme ku tha se Maqedonia është ndër vendet më të sigurta, kursa MPB ndër institucionet më transparente.

Spasovski gjatë përgjigjes iu referua të dhënave nga Indeksi Global i Paqes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është më e sigurta nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me kërcim prej 67 vendesh në vitin 2017 dhe katër pozita më të larta se vitin e kaluar. Ose, sipas Indeksit Global të Paqes (GPI), këtë vit jemi ndër 36 vendet më të sigurta në botë. Duke vlerësuar disa aspekte të paqes, duke përfshirë sigurimin social, Indeksi Global i Paqes është një mjet i dobishëm për të analizuar se sa larg kemi arritur në përpjekjet tona”, theksoi ministri Spasovski.


Ndërsa sa i përket transparencës, ministri Spasovski theksoi se sipas rezultateve të organizatave që merren me të drejtat demokratike, lirinë e mediave dhe transparencën e institucioneve, MPB konsiderohet si një nga institucionet më transparente në vend dhe në rajon.

“Transparenca aktive e Ministrisë së Punëve të Brendshme nga mesatarja 59,5% në 2016, në vitin 2022 është 91,7%, që paraqet kërcim prej 32,2%, duke kaluar tre nivele – nga një institucion jashtëzakonisht i mbyllur në një me transparencë aktive shumë të mirë. Indeksi i hapjes së MPB-së flet për përmbushje 76,10% të treguesve të hapjes. E gjithë kjo, por edhe marrëdhënia dhe bashkëpunimi i përditshëm me median, na motivon që të vazhdojmë të krijojmë një institucion të hapur, të përgjegjshëm dhe transparent përpara qytetarëve”, tha Spasovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Kalo në kategori