LAJMI I FUNDIT:

Spasovski në takim me Severino: Maqedonia e Veriut është në rrugë të drejtë për përballje me krimin dhe korrupsionin

Spasovski në takim me Severino: Maqedonia e Veriut është në rrugë të drejtë për përballje me krimin dhe korrupsionin

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, sot realizoi takim me Paolla Severino, përfaqësuese speciale të kryesisë së OSBE-së në luftën kundër korrupsionit.

Siç thonë nga qeveria, në takim u konstatua përcaktimi i shtetit për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, që sipas Spasovskit, ka rëndësi thelbësore për sundimin e së drejtës si faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.


Si të rëndësishme u theksuan edhe masat preventive kundër krimit, korrupsionit dhe krijimin e suksesshëm të sistemit për menaxhim. Gjithashtu u theksua se puna e suksesshme e organeve rregullatore dhe rëndësia e Ligjit për Prokurori Publike, do të mundësojnë sistem gjyqësor profesional dhe drejtësi jo selektive. Prandaj është vlerësuar që RMV-ja është në rrugë të drejtë në përballimin me krimin dhe korrupsion në vend, si në planin rajonal po ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

“Në mënyrë serioze po rriten kapacitetet e shtetit tonë në përballjen me krimin dhe korrupsionin. Nga viti 2017 marrim masa aktive sistemore. Një nga ato mekanizma mbrojtës kontrollues janë sigurimi i kushteve për punë të pavarur dhe profesionale të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Më 17 janar të këtij viti e miratuam Strategjinë nacionale për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Në fazën finale është edhe miratimi i Ligjit për Prokurori Publike, i cili tani më është përcaktuar nga Qeveria. Është ngritur vetëdija publike rreth kësaj çështjeje nëpërmjet sundimit të së drejtës, eliminimin e diskriminimit, përforcimit të kohezionit social, mundësimit të lirisë të së shprehurit dhe punës të sektorit civil, kontrolli demokratik mbi punën e institucioneve, të cilat punojnë në mënyrë transparente. Miratojmë ligje dhe masa në harmonizim me rregulloret rajonale dhe evropiane, sepse menaxhimi efikas me krimin dhe korrupsion është i mundur vetëm nëpërmjet aktiviteteve të unifikuara dhe të koordinuara”, tha Spasovski.

Nga qeveria thonë se në takim u konstatua se transparenca e institucioneve në menaxhimin me krimin dhe korrupsionin sjell perceptim më të lartë të krimit dhe korrupsionit, që tani më është vërejtur nga OSBE-ja.

Në takim u bisedua edhe për krimin kibernetik si sfidë e kohës së sotme, për të gjitha shtetet në botë, bashkë me terrorizmin dhe emigrimin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori