LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Ju siguroj që Maqedonia e Veriut do të mbetet e përkushtuar ndaj reformave themelore

Spasovski: Ju siguroj që Maqedonia e Veriut do të mbetet e përkushtuar ndaj reformave themelore

Në tre vitet e fundit, Maqedonia e Veriut ka vendosur të kthejë seriozisht faqe të reja në historinë e saj. Ne kemi dalë nga një krizë e thellë politike dhe kemi rivendosur institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit. Ne kemi dhënë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme në zbatimin e reformave të BE-së dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Ne jemi bërë anëtare e 30-të e NATO-s dhe nën udhëheqjen tuaj ne kemi vendosur të fillojmë bisedimet e pranimit në BE, tha kryeministri Oliver Spasovski në fjalimin e tij në video-konferencën e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor – Zagreb 2020, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Spasovski së bashku me zv. kryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov morën pjesë në punën e Samitit të mbajtur këtë vit të organizuar nga Kroacia, si vend president i Bashkimit Evropian.


Duke iu drejtuar Spasovskit, cituar nga shërbimi për shtyp i qeverisë, Kryeministri tha se ne jemi të gatshëm për hapat e ardhshëm dhe, siç tha ai, ne do të punojmë me Komisionin dhe Këshillin e BE-së që të caktojmë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt që të jetë e mundur e cila do të thotë që edhe praktikisht bëhemi pjesë e procesit të negociatave në përputhje me metodologjinë e re.

“Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për t’ju siguruar që Maqedonia e Veriut do të mbetet e përkushtuar ndaj reformave themelore dhe do të vazhdojë të kontribuojë në sigurinë evropiane. Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshja e Miqësisë me Bullgarinë janë investimi ynë në të ardhmen e përbashkët evropiane dhe do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme që të vazhdojmë t’i zbatojmë ato me vullnet të mirë nga ana jonë dhe nga vendet anëtare të prekura”, tha Spasovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori