LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Alarmet për bomba në shkolla janë sulm hibrid ndaj shtetit

Spasovski: Alarmet për bomba në shkolla janë sulm hibrid ndaj shtetit

“Unë jam i mendimit se alarmet për bomba të vendosura në shkolla përfaqësojnë një sulm hibrid ndaj shtetit dhe se është një akt monstruoz, sepse kushdo që e bën, shqetëson nxënësit, prindërit e tyre dhe kuadrin mësimor dhe mbarë shtetin, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

“Institucionet janë të përkushtuara maksimalisht në këtë pjesë. Pres që në një kohë shumë të shkurtër të kemi realizim për zbulimin e njërit prej autorëve”, theksoi Spasovski, duke folur për raportimet e rreme për bomba nëpër shkolla.

Ai në konferencën për media të mbajtur në kuadër të Konferencës Ministrore për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Migracionit në Ballkanin Perëndimor, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për sulmin e ndodhur në Kumanovë, tha se ka qenë një grup huliganësh që për arsye të njohura për ta, kanë menduar se duhej të bënin një sulm të tillë dhe se nuk do të prishte bashkëjetesën në qytet.


“Pres që institucionet e ndjekjes të jenë rigoroze në këtë pjesë dhe të zbatohen sanksione. Së dyti, “lojtarët” shumë më të mëdhenj nuk arritën të prishin bashkëjetesën në Kumanovë. Në Kumanovë të gjithë ne që jetojmë dimë të respektojmë njëri-tjetrin shumë mirë, pavarësisht nëse jemi maqedonas, shqiptarë, turq, boshnjakë, serbë, vllehë… sepse Kumanova përfaqëson “Maqedoninë në miniaturë” dhe kjo nuk do të ndodhë, sepse qytetarët para se gjithash janë njerëz që respektojnë njëri-tjetrin dhe që i ruajnë ato tradita të bashkëjetesës. Natyrisht, çdo huligan i tillë që do të ndërmarrë çfarëdo hapi që do të thotë shkelje e rendit dhe qetësisë publike ose vepër penale, do të duhet të dalë para drejtësisë”, theksoi Spasovski.

Ministri bëri thirrje për përgjegjësi dhe qetësi tek qytetarët dhe mos politizim të këtyre rasteve.

“Pra, kur të dalin informacionet e detajuara se kush janë këta persona, ku kanë qenë dhe kujt i kanë shërbyer në periudhën e kaluar, do t’ju bëhet shumë e qartë se çfarë reagimesh kanë pasur”, theksoi Spasovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
Kalo në kategori