Sparksi sjell projektin muzikor “Pretty Gyal”

Sparksi është njëri nga artistët shqiptarë që ka debutuar fuqishëm në industrinë muzikore.
Në skenë ai fillimisht kishte hyrë përmes një bashkëpunimi, ndërsa tani edhe solo këngët e tij po dëgjohen në masë ta madhe.
Ai është edhe aktiv në rrjete sociale, ku edhe e shfaq jetën e tij luksoze dhe veshjet firmato në projekte muzikore.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Sparski, tashmë ka paralajmëruar se ka sjellë këngën e re.
“Pretty Gyal” titullohet projekti, për të cilin ka punuar producenti Rrzon, ndërsa tekstin e ka shkuar vetë ai.
Klipi i cili erdhi me ngjyra verore, i xhiruar kryesisht në bregdet është realizuar nga Sekuencë.
I publikuar në të gjitha platformat digjitale, kënga është pëlqyer në masë të madhe nga adhuruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/



























































