LAJMI I FUNDIT:

Atletja spanjolle festoi para kohe medaljen evropiane, por mori befasinë më të keqe në karrierën e saj

Atletja spanjolle festoi para kohe medaljen evropiane, por mori befasinë më të keqe në karrierën e saj

Atletja spanjolle, Laura Garcia-Caro përjetoi surprizën më të pakëndshme të karrierës së saj, pasi festoi medaljen e “fituar” evropiane para vijës së finishit, por përfundoi në vendin e katërt dhe pa podium.

Në fillim të Kampionatit Evropian të Atletikës, i cili mbahet në Romë, pamë disa gara shumë emocionuese dhe gara dramatike, dhe veçanërisht interesant ishte gara e ecjes së shpejtë prej 20 kilometrash.

Pas gati 90 minutash garash nëpër rrugët e Romës, Laura Garcia-Caro hyri në fundin e garës duke u ndjerë si fituese e medaljes. Spanjollja festoi me entuziazëm medaljen e ‘parakohshme’, por gaboi keq.


Garcia-Caro nuk e pa që pas saj ishte ukrainasja Lyudmila Oljanovska, e cila arriti të kapërcejë atleten spanjolle dhe të fitojë medaljen e bronztë.

Më interesant është reagimi i spanjolles, shprehja e fytyrës të së cilës ndryshoi nga gëzimi i madh në habi në vetëm pak sekonda. Të gjitha i kapën kamerat dhe videoja u bë menjëherë virale në qarqet sportive të internetit.

Garcia-Caro nuk kishte më forcë të kthehej dhe kaloi vijën e finishit e katërta, pa fituar asnjë medalje. Ari dhe argjendi mbetën në Itali me Antonella Palmisano dhe Valentina Trapletti që zunë dy vendet e para. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori