LAJMI I FUNDIT:

Spanja po zhvillon zgjedhjet e katërta, brenda katër vitesh

Spanja po zhvillon zgjedhjet e katërta, brenda katër vitesh

Votuesit në Spanjë i janë drejtuar kutive të votimeve për të katërtën herë, brenda katër viteve të fundit.

Këto zgjedhje të përgjithshme, vijnë gjashtë muaji pasi që Partia Socialiste fitoi më së shumti vota, por e kishte pamundur ta arrite shumicën e duhur që të sigurojë qeverisjen, transmeton Telegrafi.


Që nga viti 2015, Spanja nuk ka pasur qeveri të qëndrueshme.

Zgjedhjet kanë rënë në hije e trazirave në Kataloni, si dhe ngritjes së partisë së ekstremit të djathtë Vox.

Me të filluar zgjedhjet, kryeministri socialist Pedro Sanchez filloi bisedimet me partinë e djathtë Podemos, por që nuk arritën marrëveshje – kjo bëri që të kalonte muaji shtator, që ishte edhe afati për të formuan qeverinë.

“I keni dy mundësi, ta votoni Partinë Socialiste dhe të kemi një qeveri, apo të votoni të tjetër dhe të bllokoni Spanjën, duke mos pasur qeveri progresive”, ka thënë Sanchez në mbylljen e fushatës.

Kjo vjen pasi në zgjedhjet e fundit, partia Vox ka arritur rritje të madhe duke fituar 24 ulëse, apo dhjetë për qind të votave të përgjithshme. /Telegrafi/