Spanja dhe Suedia me mungesa në startin e tyre në Euro 2020 - formacionet zyrtare

Spanja dhe Suedia do të takohen në Grupin E në kuadër të Euro 2020.
Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 21:00 në stadiumin ‘Estadio de la Cartuja’ në Sevillë.
Për këtë sfidë, Spanja nuk mund të llogarisë në Sergio Busquest dhe Diego Llorenten që janë të infektuar me COVID-19.
Në anën tjetër, edhe Suedia do të ketë mungesa si Dejan Kulusevki dhe Mattias Svanberg që po ashtu janë të infektuar me coronavirus.
Formacioni startues i Spanjës: Simon, M.Llorente, Pau Torres, Laporte, Alba, Rodri, Koke, Pedri, Ferran Torres, Olmo, Morata.
Formacioni startues i Suedisë: Olsen, Lustig, Lindelof, Danielson, Augustinsson, Larsson, Ekdal, Olsson, Forsberg, Berg, Isak. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































