LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Nuk do t’i lutemi Perisicit të qëndrojë

Spalletti: Nuk do t’i lutemi Perisicit të qëndrojë

Luciano Spalleti ka filluar menjëherë punën, si trajneri i ri i Interit.

Ai i ka dhënë një përgjigje mesfushorit kroat, Ivan Perisic, për të cilin flitet se ka një marrëveshje me Manchester United dhe se dëshiron të largohet.

“Nuk do t’i lutemi Perisicit të qëndrojë. Ne jemi Interi dhe futbollistët duhet të jenë të lumtur, të jenë pjesë e jona. Nuk kemi ndërmend t’i shkojmë pas as Perisicit dhe askujt tjetër”, tha Spalleti.


Ndërkohë trajneri i sapozgjedhur zikaltër, i ka dorëzuar drejtuesve edhe emrat e parë të futbollistëve te të cilët beson dhe të atyre që nuk i ka në planet e tij. Kështu Spalleti ka konfirmuar italo-brazilianin Eder dhe sulmuesin tjetër italian, Antonio Candreva, te i cili ka shumë besim.

Nga ana tjetër, ai ka dhënë dritën jeshile për largimin e mesfushorit Gary Medel, si një futbollist jo i rëndësishëm për organikën e Interit të ardhshëm. Në listën e futbollistëve, të cilët Spalleti nuk i ka në planet e tij, kanë përfunduar edhe Ever Banega, e Marcelo Brozovic, të cilët pritet t’i thonë lamtumirë Interit, së shpejti, transmeton TCh.

Spalleti ka kërkuar me ngulm afrimin e sulmuesit të Fiorentinës, Frederico Bernardeschi, një futbollist i ri dhe mjaft interesant për të tashmen dhe të ardhmen ekipit. Krahas talentit italian, ish trajneri i Romës ka kërkuar të marrë me vete edhe mbrojtësin gjerman Rudiger, si dhe mbrojtësin anësor të Nicës, Dalbert.

Kjo ishte vetëm dita e parë zyrtare e Spalletit, në krye të stolit të Interit, ndërsa vera pritet të jetë edhe më e nxehtë në shtëpinë zikaltër.

Në trend Sport

Më shumë
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Përfaqësuesja e Kosovës
Nuk e festoi golin ndaj Irlandës dhe refuzoi shiritin e kapitenit, Rice zbulon arsyen pse

Nuk e festoi golin ndaj Irlandës dhe refuzoi shiritin e kapitenit, Rice zbulon arsyen pse

Përfaqësueset
U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

Ndërkombëtare
Kalo në kategori