Milani ka barazuar në fund në udhëtim te Spali me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serie A.

Rossonerët kanë humbur mundësinë ideale për t’u ngjitur në tabelë pasi nuk kanë arritur më shumë se një barazim ndaj Spalit.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Mattia Valoti (13’) dhe Sergio Floccari (30’) për vendasit, ndërsa Rafael Leao (79’) dhe Francesco Vicari (OG, 90+) për Rossonerët.

Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte braziliani i Milanit, Lucas Paqueta, i cili u vlerësua me notë 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e vendasve, Nenad Tomovic që u notua me 5.5.

Spal:

notat spal e1593640475346

Milan:

notat spal 1 e1593640490367

/Telegrafi/

telegrafi sport app