LAJMI I FUNDIT:

SpaceX nis astronautët e parë sauditë – përfshirë gruan e parë arabe – në një fluturim privat drejt stacionit hapësinor

SpaceX nis astronautët e parë sauditë – përfshirë gruan e parë arabe – në një fluturim privat drejt stacionit hapësinor

Misioni i dytë privat në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës nisi të dielën duke transportuar një burrë dhe një grua saudite, qytetarët e parë nga vendi i tyre që udhëtonin drejt orbitës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, raketa e SpaceX Falcon 9 u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy në bregun lindor të Floridës në një mision të organizuar nga kompania Axiom Space.

Sauditët Rayyanah Barnawi dhe Ali Al-Qarni shoqërohen nga dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit: ish-astronautja e NASA-s, Peggy Whitson dhe sipërmarrësi amerikan John Shoffner.


“Faleminderit për besimin tuaj në ekipin Falcon 9”, i tha ekuipazhit, kryeinxhinieri i SpaceX, Bill Gerstenmaier, pak minuta pas ngritjes.

Ekuipazhi do të kalojë rreth 10 ditë në bordin e ISS, ku duhet të mbërrijë rreth orës 9:25 të mëngjesit të së hënës.

“Duke qenë astronautja e parë grua saudite, që përfaqëson rajonin, është një kënaqësi dhe nder i madh”, kishte thënë Barnawi në një konferencë të fundit për shtyp.

Ajo shtoi se, përveç entuziazmit për kërkimin që do të kryejë në bord, ajo mezi priste të ndante përvojën e saj me fëmijët ndërsa ishte në ISS.

Ky nuk është misioni i parë i Arabisë Saudite në hapësirë.

Në vitin 1985, Princi Sultan bin Salman bin Abdulaziz, një pilot i forcave ajrore, mori pjesë në një udhëtim hapësinor të organizuar nga SHBA.

Por misioni hapësinor që përfshin një grua saudite është lëvizja e fundit e mbretërisë së Gjirit të pasur me naftë, ku gratë fituan të drejtën për të vozitur vetëm disa vjet më parë, për të rinovuar imazhin e saj ultrakonservator. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia
Kalo në kategori