LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdon shqyrtimi për punën e PSP-së në parlament

Sot vazhdon shqyrtimi për punën e PSP-së në parlament
????????????????????????????????????

Për sot në orën 11 është caktuar vazhdimi i mbledhjes së djeshme të Komisionit parlamtar për sistem politik, në të cilën duhet të debatohet raporti për punën gjashtëmujore të Prokurorisë Speciale. Dje takimi është shtyrë për shkak të mungesës së Prokurores Speciale, Katica Janeva, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për kryetarin e Komisionit, Vllatko Gjorçev, kjo është shkelje e Kushtetutës. Nga Prokuroria Speciale dje thanë se nuk kanë marrë asnjë ftesë dhe se ata nuk kanë asnjë detyrim ligjor që të marrin pjesë në diskutimin e raportit në Parlament ose në një takim të Këshillit të prokurorëve publik.


Nga shërbimet e Parlamentit dje u publiku evidenca për dërgim dhe pranim dhënat për të marrë ftesë nga arkivat e Kuvendit ku shihet se Prokuroria Speciale ka marrë një ftesë për seancën e djeshme dhe të sotme. /Telegrafi/