LAJMI I FUNDIT:

Sot varroset Bedri Rexhepi, i njëjti u vra një vit më parë për 30 mijë euro

Sot varroset Bedri Rexhepi, i njëjti u vra një vit më parë për 30 mijë euro

Mbetjet mortore të Bedri Rexhepit do të varrosen sot në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Shtime.

Kështu kanë njoftuar familjarët e tij, përmes një njoftimi.

“Ju njoftojmë se varrimi do të bëhet të enjten, 20 tetor 2022, në ora 13:00 ( Me namazin e Drekës ) në varrezat e qytetit në Shtime”, thuhej në njoftim.


Prokuroria Themelore në Prishtinë, saktësisht prokurori i rastit, Armend Hamiti, ditë më parë përmes një konference për media, ka dhënë detaje lidhur me rastin.

“Nga të gjeturat antropologjike mjekoligjore ku bënë pjesë përcaktimi i profilit biologjik, është vërtetuar identiteti i viktimës. Prandaj pas hetimit dhe sigurimit të të gjitha provave kam ngritur aktakuzë Jeton dhe Nexhat Vallasaliu në drejtim të veprës penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe dëmtim i varreve apo kufomave”, ka thënë Hamiti, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se motivi i vrasjes ishte i ultë dhe se i njëjti është ekzekutuar për 30 mijë.

“Motivi i kryerjes së këtyre veprave penale është i ultë. Pas hetimit rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material, gjegjësisht shuma 30 mijë euro për të cilët të akuzuarit kanë besuar që i ndjeri Bedri Rexhepi i posedon për çka kanë bërë edhe planin për ta ekzekutuar”, tha Hamiti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori