LAJMI I FUNDIT:

Sot u khye gjykimi nga e para, por çka ndodhi në të vërtetë në rastin ‘Monstra’? (Video)

Sot u khye gjykimi nga e para, por çka ndodhi në të vërtetë në rastin ‘Monstra’? (Video)

Më 1 maj të viti 2012, Policia e Maqedonisë ndërmori aksionin e koduar “Monstra”, në të cilin u bastisën dhjetëra shtëpi shqiptarësh dhu arrestuan njëzet persona, mes të cilëve dhe një loke 65 vjeçare, nën pretekstin se ata janë fajtorët për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prillt të të njëjtit vit në afërsi të Liqenit të Smillkovës.

Menjëherë pas aksionit policor, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovsa i shpalli ata fajtorë dhe i identifikoi si “terroristë islamik”.


GORDANA JANKULLOVSKA 01.05.2012

“MPB i zbuloi kryersit e vrasjes në Liqenin e Smilkovës. Bëhet fjalë për një grup të personave nga Shkupi, ndjekës të radikalizmit islamik, të cilët sit ë tillë janë të rrezikshëm edhe për të krishterët edhe për muslimanët. Kundër pjesëtarëve të grupit do të ngritet padi penale për vepër penale terrorizëm”

Një ditë më vonë pjesa më e madhe e të arrestuarve u liruan nga burgu për mungesë provash, mirëpo etiketimi si radikalë islamik dhe pamjet me pranga në duar u mbetën.

Tetë muaj më vonë nisi procesi gjyqësor që zgjati plot dy vjet.

Prokuroja Gordana Geshovska, pas procesit gjyqësor kërkoi dënim maksimal për gjashtë të akuzuarit në këtë rast.

Kërkesa e saj u pranua dhe Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, më 30 qershor të vitit 2014 u dënuan me burg të përjetshëm nën akuzën se kanë kryer vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill të vitit 2012, afër liqenit të Smilkovcit. Ata janë dënuar për veprën më të rëndë, “terrorizëm”.

Vetëm i akuzuari Rami Sejdiu u liruar nga akuza dhe iu ndërprerë paraburgimi.

Pas këtij vendimi shpërthyen pakënaqësitë tek shqiptarët me ç’rast u organizuan shumë protesta, ndërsa si pasojë e pjesëmarrjes në ato protesta u dënuan me dy vjet e gjashtë muaj burg edhe gjashtë protestues.

Ky rast u riaktualizua nga kryeministri aktual, Zoran Zaev i cili gjatë publikimit të aferës së përgjimeve u pat zotuar se posedon biseda që zbardhin rastin Monstra dhe deklaroi se në burg mbahen persona të pafajshëm. Por këto biseda nuk u publikuan asnjëherë. Tani përgjegjësinë e hedh tek Prokuroria Speciale Publike, por as PSP nuk hapi lëndë për këtë rast.

Më pas prokurorja Liljana Spasovska ka kërkuar që lënda e rastit “Monstra” meriton të rigjykohet, duke kritikuar, ashpër vendimin edhe të shkallës së parë edhe të shkallës së dytë për rastin Monstra duke siguruar se ka pasur shumë hapësirë për korrigjime të vendimit. /TVShenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori