Një takim i përbashkët pritet të ndodh sot mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për të arritur bashkëpunim të mundshëm për zgjedhjet e balotazhit të 19 nëntorit.
Deputetja e VV-së, Aida Dërguti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se shumë shpejt do të qartësohet bashkëpunimi sa i përket koalicionit për balotazh me LDK-në në Vushtrri. Ajo tha se takime mes LDK-së dhe VV-së do të ketë në vazhdimësi për çështjen e koalicionit lidhur me balotazhin në Vushtrri.
Ajo tha se vendimi brenda VV-së për koalicionin e mundshëm me LDK-në do ta marr Këshilli Qendror i partisë.
“Po bisedohet me LDK-në. Ne do të kemi një takim të përbashkët dhe më pas do të dalim me një konferencë të përbashkët në orën 15:00”, ka thënë Dërguti.
Ndërsa kandidati i LDK-së për kryetar komune në Vushtrri, Xhafer Tahiri për Telegrafin tha se ende nuk do të dihet se çdo të ndodh në takimin që do ta mbajnë në orën 14:00 me VV-në.
Ai tha se kërkojnë ndryshim në Vushtrri e jo pushtet.
“Nuk kam koment. Çdo informacion do të bëhet publik me kohë. Të shohim se çdo të ndodh, pasi në orën 14:00 do ta fillojmë takimin me VV. Ne do të bisedojmë për të parë ndryshim në Vushtrri, e jo të marrim pushtet. Në Vushtrri ekziston një entuziazëm i madh tek qytetarët për ndryshim”, theksoi Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251