LAJMI I FUNDIT:

Sot publikohen rezultatet e testit të arritshmërisë

Sot publikohen rezultatet e testit të arritshmërisë

32 mijë nxënës të klasave të nënta, të cilët më 21 maj i janë nënshtruar testit të arritshmërisë, sot do të marrin rezultatet, të cilat do të publikohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në një njoftim për media nga MAShT, bëhet e ditur se Divizioni për Vlerësim Standarde dhe Monitorim organizon konferencë për media me rastin e publikimit të rezultateve të këtij testi.


Konferenca do të mbahet sot, 30 maj 2016, në ora 11:00, në MAShT.