LAJMI I FUNDIT:

Sot protestojnë punonjësit e gjykatave në Maqedoni

Sot protestojnë punonjësit e gjykatave në Maqedoni

Prej orës 9 e 30 minuta deri në orën 11, sot gjykatat e vendit do të paralizohen. Nëpunësit gjyqësor do t’i lënë vendet e tyre të punës dhe do të dalin në protestë para gjykatave. Sindikata që i përfaqëson të drejtat e nëpunësve gjyqësor nuk pajtohet me vendimin e Këshillit gjyqësor buxhetor, që gjykatësit të marrin rritje të shtesës së rrogës prej 6000 deri 8000 denarë në muaj kurse nëpunësit prej 500 deri në 1500 denarë.

“Sindikata e SPOGJ ka propozim të ri se si të formohet paga e administratës. Paga e administratës ta ndjekë rritjen e pagës mesatare, me vlerën e tanishme të përcaktuar të pikëve. Dhe mendoj se nëse e zgjidhim këtë problem do të mund të arrijmë marrëveshje dhe do ta zgjidhim problemin e administratës”, tha Peco Grujovski, kryetar i SPOGJ.


Pasi sindikalistët njëherë ia treguan problemet ministrit për administratë, Damjan Mançevskit, mbase para zgjedhjeve ose jo, ai para gazetarëve tha se janë shumë afër marrëveshjes për K-15 (regresin vjetor) në administratën publike.

“Javën e ardhshme do të kemi takim në Qeverinë. Unë mendoj se do të gjejmë ndonjë zgjidhje të përbashkët, por të mos prejudikoj, ata luftojnë për të drejtat e tyre, mundësitë në shtet janë ashtu siç janë. Bëjmë përpjekje të dalin në ndihmë në gjithë atë që kërkohet”, deklaroi Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Revolt në mesin e të punësuarve nën ombrellën e shtetit nuk ka vetëm në sindikatën e SPOGJ-it, shprehet Grujovski. Shumë prej institucioneve dhe ndërmarrjeve shtetërore janë të pakënaqur për rritjen e pabarabartë të pagave në sektorin publik. Ndryshe, edhe para tre vitesh nëpunësit gjyqësor i braktisën vendet e punës dhe u hodhën në grevë. Për shkak të grevës së të punësuarve pagat u janë shkurtuar, ndërsa sindikata prej vitit 2016, deri sot rregullisht kërkon t’u kthehen paratë atyre që e mbështetën grevën./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori