Sot protestojnë banorët e Shtrubullovës, nuk e duan emrin e rrugës së Komisionit

Banorët e fshatit Shtrubullovë të Drenasit, sot do të protestojnë kundër emërtimit që i është vendosur rrugës kryesore të fshatit. Ata duan që rruga ta mbajë emrin e dëshmorit të fshatit.
Banorët e Shtrubullovës kanë bërë të ditur për KosovaPress se rruga duan ta mbajë emrin e dëshmorit të fshatit Agron Mehmeti, ndërsa Komisioni komunal për emërtime, ka vendosur që kjo rrugë ta mbajë emrin e dëshmorit Sokol Elashani, që është i një fshati tjetër.
Ata nuk kanë asgjë kundër dëshmorit Sokol Elashani, por thonë se kanë dëshmorin e fshatit të tyre.
Protesta do të mbahet te rrethi i Drenasit, që është në udhëkryqin Drenas - Shtrubullovë.
Nga
Telegrafi
03/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































