LAJMI I FUNDIT:

Sot promovohet fjalori i parë online shqip-serbisht-shqip

Sot promovohet fjalori i parë online shqip-serbisht-shqip

Sot, prej orës 11:00, në Bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë do të promovohet fjalori i parë shqip-serbisht-shqip në internet.

Meqë barrierat gjuhësore shpesh janë identifikuar si pengesë për bashkëveprimin midis komuniteteve në Kosovë, IOM-i ka zhvilluar mjete për të mësuar gjuhët zyrtare. Pas zhvillimit të platformës së mësimit VocUp, fjalori i ri është përfunduar me angazhimin e ekspertëve dhe akademikëve nga Prishtina dhe nga Beogradi. Për këtë rast, një dokumentar i shkurtër është përgatitur për të nxjerrë në pah përpjekjet e individëve për të promovuar rëndësinë e shumëgjuhësisë. /KP/