LAJMI I FUNDIT:

Sot pritet të arrijnë në Kosovë testet që mund ta detektojnë variantin Omicron

Sot pritet të arrijnë në Kosovë testet që mund ta detektojnë variantin Omicron
Foto: Ilustrim

Ndonëse shumë vende të botës tashmë janë duke u përballur me variantin Omicron të coronavirusit, në Kosovë ende nuk është konfirmuar asnjë rast me këtë variant.

E testimet për konfirmimin e këtij variantit që shumë shpejt të kryhen në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).


Kështu ka deklaruar për Telegrafin, zëdhënësja e IKSHPK-së, Era Pireva e cila ka bërë të ditur se pritet që testet që detektojnë variantin Omicron të arrijnë sot në Kosovë.

“Varianti Omicron i SARS-CoV-2 mund të detektohet edhe me RT PCR test që në mënyre specifike e shënjon (targeton) ndonjë nga mutacionet e S proteinës së SARS-CoV-2. RT PCR kitet e këtilla të porositura nga IKSHPK priten te arrijnë në Aeroportin e Prishtinës me datën 23.12.2021 dhe varet nga procedurat e zhdoganimit se sa shpejt do të arrijnë në IKSHPK, kështu që shumë shpejt do të kryhet konfirmimi i variantit Omicron te SARS-CoV-2 ne IKSHPK”, ka thënë Pireva.

Ndërkohë, IKSHPK-ja është duke dërguar mostra pozitive në Gjermani për konfirmimin e pranisë së variantit Omicron. Kosova është ende në pritje të këtyre rezultateve.

Omicron, variant që fillimisht u detektua në Afrikën e Jugut në muajin nëntor, besohet se ka shumë mutacione dhe mund të përhapet shumë shpejt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori