LAJMI I FUNDIT:

Sot premiera e baletit “O moj Shqipëri”

Sot premiera e baletit “O moj Shqipëri”

Baleti Kombëtar i Kosovës, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, sot në ora 20:00 do të shfaq premierën “O moj Shqipëri”, nën koreografinë e Pëllumb Agalliut.

“Është ndarë në tri pjesë; pjesa e parë është Shqipëria e lumtur, pjesa e mesme është Shqipëria gjithmonë na kanë copëtuar dhe pjesa e tretë është çlirimi, formimi i dal nga gjiri i popullit, Ushtrisë Çlirimtare dhe pjesa që është si mbyllje, ndihma që na ka dhënë NATO në çlirimin e plotë“, tha Agalliu, duke shtuar se ka besim në trupën e Baletit, pasi kjo ka treguar disa herë që me talentin dhe mundin e tyre di të jap shfaqje dinjitoze. /KP/