Sot përfundon afati i votimit nga diaspora për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Dragashit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

“Sot përfundon afati për votim nga diaspora për Komunën e Dragashit”, ka thënë Elezi.

Sipas KQZ-së, të drejtë vote përmes postës në Dragash kanë 1 mijë e 90 votuese jashtë Kosovës.

Votimi përmes postës për Dragashin kishte nisur më 29 nëntor, pasi që Gjykata Supreme urdhëroi KQZ-në që të organizojë përsëritje të votimit nga diaspora për kryetar të Dragashit.

Votat e diasporës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit kishin ndryshuar rezultatin zgjedhor në Dragash, ku pas numërimit të votave i pari në garë doli Bexhet Xheladini nga LDK, kurse me vota të rregullta kishte fituar kandidati i PDK-së, Shaban Shabani. /Telegrafi/