LAJMI I FUNDIT:

Sot organizohet manifestimi “Shkupi qesh”

Sot organizohet manifestimi “Shkupi qesh”

Festë e madhe e fëmijëve “Apriliafa 2017 – Shkupi qesh” me rastin e 1 Prillit (Ditës së shakave) sot në orën 11 do të mbahet në sheshin “Maqedonia” për fëmijët nga gjithë kopshtet, shkollat dhe fëmijët e rrethinës së Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fëmijë të maskuar në forma të ndryshme, do të argëtojnë të pranishmit. Ndërsa, me rastin e 1 Prillit, Qendra kulturore për fëmijë “Karposh” edhe këtë vit do të hap konkurs për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për pjesëmarrje në manifestimin dhe të garojnë për maskën dhe karikaturën më të mirë, për të cilat do të marrin çmime.


Ky manifestim është nën organizim të Qendrës kulturore për fëmijë “Karposh” dhe Bashkisë së Shkupit./Telegrafi/