LAJMI I FUNDIT:

​Sot nisin aktivitetet treditore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor

​Sot nisin aktivitetet treditore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor
Foto: Ilustrim

Asociacioni Kosovar i Motorizimit (AMRKS) së bashku me Tempullin, Institutin për siguri rrugore dhe hulumtime në transport, Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit nga data 18 deri më 21 nëntor do të shënojnë Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor.

Kjo ditë sivjet ka në qendër të vëmendjes uljen e shpejtësisë së lëvizjes në trafik – shpejtësi të ulët, të cilat kanë potencialin për të parandaluar shumë vdekje dhe lëndime serioze, në veçanti ato të këmbësorëve dhe të gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës – fëmijë, të moshuar dhe të personave me aftësi ndryshe.


Këto aktivitete kanë filluar nga Federata Evropiane e Viktimave të Trafikut Rrugor (FEVR) në vitin 1995 dhe janë miratuar nga OKB-ja përmes Rezolutës 60/5 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me datë 26 tetor 2005 dhe është bërë thirrje për një Ditë Botërore vjetore të Përkujtimit të viktimave të trafikut rrugor, si një ditë e veçantë, e duhur dhe e dedikuar për viktimat e këtyre aksidenteve por edhe për familjet e tyre.

Ky vit shënon fillimin e Dekadës së re të Veprimit për Sigurinë Rrugore 2021-2030, gjatë së cilës Dita Botërore do të luajë një rol shumë të rëndësishëm-duke nënvizuar vetë arsyet për të gjitha veprimet e nevojshme gjatë kësaj Dekade të ardhshme.

Si çdo vit, objektivat e kësaj dite janë të sigurojnë një platformë për viktimat e trafikut rrugor dhe familjet e tyre për të kujtuar të gjithë njerëzit e vrarë dhe të lënduar rëndë në rrugë; pranuar dhe mirëpritur punën thelbësore të shërbimeve të urgjencës: tërhequr vëmendjen ndaj përgjegjësive ligjore ndaj fajtorëve në rastet e vdekjeve dhe lëndimeve nga aksidentet në rrugë; avokuar për veprime të bazuara në fakte për të parandaluar apo eventualisht ndaluar vdekjet dhe lëndimet nga aksidentet.

Sot në ora 10:00 do të lansohen aktivitetet për Shënimin e Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor, në Lebanë, rruga për Podujevë, ndërsa në orën 12:00 është aktiviteti i radhës për dhënien vullnetare të gjakut për personat e lënduar në aksidente trafiku, në Akademinë Tempulli.

Aktivitetet vazhdojnë nesër në orën 10:00 me një tryezë diskutimi me përfaqësues institucionesh dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile me temën “Siguria e të rinjve në rrugë”.

Dita e tretë dhe e fundit e aktiviteteve do të shënohet më 21 nëntor, në ora 18:00 me ndezjen e qirinjve për të gjitha viktimat e aksidenteve në trafik, te Teatri Kombëtar.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori