LAJMI I FUNDIT:

Sot nis punëtoria për menaxhimin e pasurive të konfiskuara

Sot nis punëtoria për menaxhimin e pasurive të konfiskuara

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se sot nis punëtoria dyditore e organizuar nga TAIEX dhe Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK)/ MD, me temën: Menaxhimi pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Fjalën hyrëse do ta mbajë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.


Në punëtorinë dyditore të këtij viti do të ketë përfaqësues nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Sllovenia, Bosnja, Mali i Zi dhe Kroacia.

Punëtoria do të mbahet të hënën dhe të martën.