Sot në gjykatë do të dëgjohen përgjimet e rrënimit të objektit të Fijat Canoskit
16 përgjime të papublikuara deri më tani, si edhe 10 të tjera që publiku i ka dëgjuar, do të ridëgjohen në seancën e radhës të lëndës “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).
Përveç bisedave që kanë një kohëzgjatje prej mbi një orë, do të lexohen edhe SMS porositë që janë shkëmbyer ndërmjet të akuzuarve, të cilët sipas akuzës, janë marrë vesh se si të rrënohet kompleksi i afaristit Fijat Canoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga të gjithë të akuzuarit janë edhe ish-Kryeministri dhe ish-lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, dhe ish-kryekomunari i Gazi Babës, Toni Trajkovski.
Që të gjithë këta e kanë kuptuar akuzën, por janë deklaruar si të pafajshëm.
Sipas PSP-së, dëmi i shkaktuar në rrënimin e objektit shkon deri 16 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251