LAJMI I FUNDIT:

Sot ndahen çmimet për praktika më të mira të përgjegjësisë shoqërore

Sot ndahen çmimet për praktika më të mira të përgjegjësisë shoqërore

Në organizim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Trupit Kordinues Nacional për Përgjegjësi Shoqërore të Ndërmarrjes, sot do të ndahet Çmimi nacional për praktikat më të mira shoqërore përgjegjëse të ndarmarrjeve nga Maqedonia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i çmimit është të promovojnë praktika pozitive të veprimit shoqëror përgjegjës dhe të japë inspirim për hyrje dhe zhvillim të mëtutjeshëm të përgjegjësisë sociale tek ndërmarrjet. Ky çmim ndahet për të 9 herë me radhë. Për këtë vit u paraqitën 38 projekte.


Çmimet do t’i ndajë ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi, i cili njëherit edhe do ta hapë ngjarjen. /Telegrafi/