Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.


Do të fryjë erë  nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s. /Telegrafi/