Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende- vende do të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Disa zona rrezikohen nga breshëri.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/