LAJMI I FUNDIT:

Sot mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën

Sot mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën

Në New York sot do të mbahet takimi i Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Në këtë takim, Serbinë do ta përfaqësojë, ministrja e Drejtësisë, Nela Kuburoviq.


Në seancë do të shqyrtohet raporti i rregullt tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres lidhur me punën e UNMIK-ut dhe gjendjen në Kosovë në periudhën nga 16 janari deri më 15 prill të këtij viti, njofton Klan Kosova.

Është planifikuar që seanca të fillojë në orën 10:00 me kohën lokale, ose në orën 16:00 që i bie me kohën tonë.

Siç raportojnë mediat serbe, Kuburoviq do ta shfaqë  mendimin dhe qëndrimin e Serbisë mbi raportin e ri të  UNMIK-ut sa i përket gjendjes në Kosovë si dhe qëndrimin e  Qeverisë së Serbisë në lidhje me ngjarjet e caktuara politike në mes të Beogradit dhe Prishtinës, transmeton Klan Kosova.