LAJMI I FUNDIT:

Sot mbahet protestë simbolike e maqedonasve në Holandë

Sot mbahet protestë simbolike e maqedonasve në Holandë

Maqedonasit që janë emigrantë ekonomik në Holandë do të protestojnë sot në ora 14, për të mbështetur qytetarët e vendit të cilët kanë protestuar dy javë rresht, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç është paralajmëruar, protesta do të mbahet para Pallatit të Paqes. Lëvizja ”Protestoj”, në faqen e tyre në Faceboook, ka bërë të ditur se do të festohet me protestë në mënyrë simbolike, para pallatit ku e ka zyrën Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë (GJND).


Ndryshe, protestat në Maqedoni janë ndërprerrë për shkak të festave./Telegrafi/